Federata e Futbollit të Kosovës ka shpallur më të mirët e vitit 2017 të Vala Superligës së Kosovës në një cermoni madhështore të zhvilluar në Prishtinë.
Çmimin e Futbollistit më të mirë e ka merituar Florent Hasani i Trepçës ‘89 dhe Kosovës U-21.
Valon Berisha është shpallur futbollisti më i mirë kosovar që luan jashtë për vitin 2017.
Formacionin më të mirë të vitit e formojnë këta lojtarë: Faton Maloku, Armend Thaçi, Armend Dallku, Ardian Limani, Rron Broja, Hamdi Namani, Mentor Zhdrella, Xhevdet Shabani, Florent Hasani, Mirlind Daku dhe Genc Hamiti.
Çmimi i klubit më të mirë dhe më “fair-play” shkoi për skuadrën kampione Trepça ’89.
Klubi më i mirë i futsallit u zgjodh Liburni, ndërsa lojtari më i mirë Halim Selmanaj i skuadrës gjakovare.
Klubi më i mirë te femrat, Hajvalia, ndërsa tri futbollistet më të mira ishin Zelfije Bajramaj, Edona Kryeziu dhe Verona Berisha.
Trajneri më i mirë u shpall Zekirija Ramadani, golashënuesi më i mirë Oto John ndërsa gjyqtari i vitit ishte Genc Nuza.
