Përfaqësuesja

FFK prezanton pasuesin e Prekazit tek U-21 dhe trajnerin e futsallit

Në kuadër të reformave dhe strategjisë së re të FFK-së, sot, presidenti Agim Ademi ka bërë prezantimin e përzgjedhësve të rinj për Kombëtaren U-21 dhe për Kombëtaren A në futsall. Kombëtarja U-21 tash e tutje do të drejtohet nga Michael Nees, i cili njëherësh është edhe drejtor teknik në FFK tash e katër vjet, ndërsa kombëtarja e futsallit nga trajneri i njohur, Arben Simitçiu.

Presidenti Ademi ka falënderuar për punën e deritashme përzgjedhësit e U-21, Rafet Prekazi e Erdogan Celina dhe përzgjedhësin e futsallit, Ramadan Cimili, teksa ka thënë se ata do të jenë pjesë e rëndësishme e federatës edhe në të ardhmen, por në role tjera.

“Sot kam kënaqësinë që t’i prezantoj përzgjedhësit e rinj të Kombëtares U-21, Michael Nees dhe Kombëtares së futsallit, Arben Simitçiu. Përzgjedhësi i ri i Kombëtares U-21 është një punëtor sportiv nga Gjermania, i cili tash e 4 vjet e ka dhënë kontributin e tij në FFK si drejtor teknik. Michael Nees ka përvojën e duhur në këtë aspekt, pasi ka qenë pjesë e futbollit në Afrikën e Jugut dhe Izrael dhe tani këtë përvojë të tij do ta bartë tek Kombëtarja U-21 e Kosovës.

Ndërkaq, Arben Simtçiu, ka punuar me shumë sukses në Çeki dhe në shumë vende të tjera. Besoj që bashkëpunimi do të jetë jashtëzakonisht i mirë dhe përvoja e tij do t’i shërbejë ekipit kombëtar për të arritur në një nivel më të lartë”, – ka theksuar presidenti Ademi.

 

Përzgjedhësi i ri i Kombëtares U-21, Michael Nees, shprehu falënderimin e tij ndaj presidentit Ademi dhe FFK-së për besimin e dhënë, teksa shpreson në suksese me “Dardanët” e rinj.

“Kemi punuar bashkë tashmë katër vjet dhe e njohim mjaft mirë njëri-tjetrin dhe lirisht mund të them se është krijuar besimi i ndërsjellë. Duhet t’i falënderojmë edhe trajnerët që kanë qenë më parë, e të cilët kanë bërë një punë të mirë, por ndonjëherë duhet të bëjmë ndonjë ndryshim dhe të largohemi nga komfort-zona. Kur kemi diskutuar muajin e fundit kemi arrit në konkluzion që ta bashkojmë aspektin teknik dhe sportiv. Gjithçka është e ndërlidhur njëra me tjetrën. Ne duhet të punojmë shumë dhe të krahasohemi me kombëtaret e mëdha. Besoj se do ta menaxhojmë këtë”, – është shprehur Nees.

Në anën tjetër, përzgjedhësi i ri i Kombëtares së futsallit, Arben Simitçiu, i cili ka drejtuar me shumë sukses ekipet e Benagos dhe Sparta Pragës u shpreh i lumtur që iu ka dhënë mundësia që përvojën dhe dijen e tij në këtë sport ta transmetojë edhe në ekipin kombëtar.

“Për mua ky është nder dhe respekt i madh. Çdo herë gjatë karrierës time kam bërë maksimumin. Tash edhe më tepër do ta jap maksimumin, sepse Kosova është shteti im dhe besoj se bashku do ta sjellim futsallin e Kosovës në një nivel më të lartë. Shpresoj se do të na prijë e mbara”, – ka thënë Simitçiu.

 

Autostop Albania, tregu i makinave me i madh per makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina me qera ,kerkoj makine, kerkoj makina, makina ne shitje, shes blej makina, servis makinash,makina ne shitje,autostop makina, makina ne shitje, kerkoj makine,kerkoj makina okazion,karrotrec, makina.

autostop.al

makina ne shitje, makina me qera, servise, pjese kembimi, tregtar makinash,kerkoj makina,tregu i makinave ,tregu makinave shqiperi,tregu makinave,autostop albania,porsche cayenne me qera, makina per shitje ne tirane,auto a1 albania, auto a1 tirane, shes makina, auto shitje hertz albania makina ne shitje shijak, shes blej, porsche albania, oferta makina per shitje shqiperi ,makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina ne shitje okazion, makina ne shitje ne gjermani, makina blej makina, makina ne shitje gjermani, makina gjermane ne shitje, ford albania, pjese kembimi te perdorura, pjese kembimi kadiu, pjese kembimi per makina benz

Më të lexuarat

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency