Formula 1

FIA, dënim “shembullor” për Max Verstappen

Federata Ndërkombëtare e Automobilizmit jep një dënim “shembullor” për Max Verstappen, pilotin holandez të Red Bullit, për sherrin që pati me Esteban Ocon në përfundim të Çmimit të Madh të Brazilit (gjatë garës u përplas me Ocon).

FIA ka vendosur ta “degdisë” 21-vjeçarin në Formula E, pikërisht në Çmimin e Madh të Marokut, ku mori përsipër detyrën e komisarit të garës.

Kjo do të jetë një nga dy ditët e shërbimit social që Verstappen duhet të kryejë si rrjedhojë e veprimeve të tij të pamatura.

Dhe për ironi të fatit pikërisht në Marrakech iu desh të vendoste për një kontakt gjatë garës, atë mes Sims dhe Da Costas. Një dënim që më shumë i ngjan një udhëtimi turistik, gjatë së cilit piloti i Red Bullit i detyrua të jepte autografe.

“Nuk kisha qenë i pranishëm kurrë më parë në një garë të tillë. Ishte shumë dëfryese, më ka mrekulluar. Është një kampionat i bukur.”

Kjo inciativë, gjithsesi, nuk u ka pëlqyer disa pilotëve të Formula E. Sam Brid, që e mbylli i treti garën, deklaroi: “Besoj se ta konsiderosh garën tonë si shërbim për komunitetin është vërtet padrejtësi.”

  

 

Autostop Albania, tregu i makinave me i madh per makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina me qera ,kerkoj makine, kerkoj makina, makina ne shitje, shes blej makina, servis makinash,makina ne shitje,autostop makina, makina ne shitje, kerkoj makine,kerkoj makina okazion,karrotrec, makina.

autostop.al

makina ne shitje, makina me qera, servise, pjese kembimi, tregtar makinash,kerkoj makina,tregu i makinave ,tregu makinave shqiperi,tregu makinave,autostop albania,porsche cayenne me qera, makina per shitje ne tirane,auto a1 albania, auto a1 tirane, shes makina, auto shitje hertz albania makina ne shitje shijak, shes blej, porsche albania, oferta makina per shitje shqiperi ,makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina ne shitje okazion, makina ne shitje ne gjermani, makina blej makina, makina ne shitje gjermani, makina gjermane ne shitje, ford albania, pjese kembimi te perdorura, pjese kembimi kadiu, pjese kembimi per makina benz

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency