Kupa e Shqiperise

Finalja e Kupës me Tiranën, Ernest Gjoka për të shlyer “pengun”

Ishte fundi i gushtit 2016, Ernest Gjoka kishte marrë drejtimin e Kukësit, përballë ishte Skënderbeu, luhej për Superkuën e Shqipërisë. Për një trajner që gjendej në krye të një skuadre të ndërtuar për të fituar, prezantimi me tifozërinë dhe fitimi i një trofeu do të ishte pa dyshim një bonus i jashtëzakonshëm. Kukësi fitoi atë ndeshje 3-1 dhe për Gjokën nisi një rrugëtim i jashtëzakonshëm, që do të kulmonte me plot 35 ndeshje pa humbje në kampionat, ku disfata erdhi vetëm atëherë kur ekipi e kishte titullin e zyrtarizuar.

3 vjet më pas Gjoka u rikthye në krye të pankinës së verilindorëve. Këtë herë titulli ishte i largët, por Europa, e mbi të gjitha Kupa, ishin objektiva të prekshëm dhe të kërkuar nga ana e klubit. Në gjysmëfinale rivali ishte sërish Skënderbeu. Ndoshta jo ai i frikshmi i 3 viteve më parë, por, gjithsesi, një kundërshtar me të cilin nuk mund të bësh shaka. Gjoka me Kukësin fitoi të dyja ndeshjet ndaj korçarëve, të dytën në Korçë me rezultatin 3-1, si atë mbrëmje gushti të vitit 2016, dhe me siguri në mendje i ka ardhur sërish ai fillim i aventurës së tij te verilindorët.

Këtë herë në rrugëtimin drejt një tjetër Kupe, fati e takoi sërish me Skënderbeun. Histori që përsëritet për të arritur një sukses në Kupë, që në 2017 ia ndërpreu pikërisht Tirana, të cilën do ta gjejë në finale. Ndonjëherë rrota e fatit është e çuditshme dhe në rikthimin e tij duket se Gjokën e ka vendosur sërish përpara të njëjtave sfida, për të marrë ndoshta atë që në 2017 nuk arriti dot ta merrte, pasi kaloi pikërisht të njëjtin rival me të cilin nisi një rrugëtim të jashtëzakonshëm.

 

 

Autostop Albania, tregu i makinave me i madh per makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina me qera ,kerkoj makine, kerkoj makina, makina ne shitje, shes blej makina, servis makinash,makina ne shitje,autostop makina, makina ne shitje, kerkoj makine,kerkoj makina okazion,karrotrec, makina.

autostop.al

makina ne shitje, makina me qera, servise, pjese kembimi, tregtar makinash,kerkoj makina,tregu i makinave ,tregu makinave shqiperi,tregu makinave,autostop albania,porsche cayenne me qera, makina per shitje ne tirane,auto a1 albania, auto a1 tirane, shes makina, auto shitje hertz albania makina ne shitje shijak, shes blej, porsche albania, oferta makina per shitje shqiperi ,makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina ne shitje okazion, makina ne shitje ne gjermani, makina blej makina, makina ne shitje gjermani, makina gjermane ne shitje, ford albania, pjese kembimi te perdorura, pjese kembimi kadiu, pjese kembimi per makina benz

Më të lexuarat

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency