Connect with us

Hi, what are you looking for?

Basketboll

FIBA Euro Cup, çfarë feste për kualifikimin e Prishtinës! (video)

Prishtina në basketboll për meshkuj ka shënuar një kualifikim historin në TOP 16 të FIBA Euro Cup. Skuadra më e mirë e Kosovës mposhti në ndeshjen e fundit në grup 82-78 ekipin turk Karsyaka. Ndeshja ka qenë dramatike deri në momentet e fundit të saj, kur Dardan Berisha shënoi dy pikëshin vendimtar për 82-78. Në sekondat e fundit të ndeshjes, turqit tentuan për tre, por nuk arritën dhe 4 sekondat e mëtejme kaluan në festë. Katër basketbollistë të Prishtinës përfunduan ndeshjen me pikë dyshifrore. Khalid Boukichou shënoi 16 pikë, ndërsa nga 15 shtuan Dardan Berisha dhe Kyan Anderson. Demario Mayfield shënoi 13 të tjera.

Me këtë fitore, Prishtina ka përfunduar Grupin I të FIBA Europe Cup me bilanc 2-4, ndërsa Karsiyaka 3-3.

Tifozët e Prishtinës e ndezën atmosferën në në pallatin e sportit për këtë arritje historike, pasi për herë të parë një ekip nga Kosova kualifikohet mes 16 skuadrave më të mira në FIBA Euro Cup.

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Champions League

Champions League do të nisë sezonin e ri me një formulë të re, teksa rrugëtimi do të startojë nga një grup i vetëm, me...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...