Kategoria Superiore

Fidel Ylli në “Sport Time”: Kryeministri s’është Zeusi, zgjidhja në tavolinë

Fundi i muajit tetor e ka gjetur Shqipërinë pa futboll. Në një rast të paprecedentë, klubet e Superiores kanë bojkotuar nisjen e kampionatit duke kërkuar nga qeveria plotësimin e katër kërkesave të tyre drejtuar kryeministrit Rama. I ftuar në emisionin “Sport Time”, këtë të premte, ishte dhe përfaqësuesi i qeverisë për këtë çështje, Fidel Ylli, i cili të enjten pati një takim me presidentin e Ligës, Edvin Libohova, ku pati një dritë jeshile për një zgjidhje, e cila, në fakt, mund të ekzistonte që në fillim, nëse klubet nuk do të kishin ndryshuar qëndrim.

Në rast se Liga do të ishte ulur në tavolinë që në momentin e parë që ramë dakord me zotin Libohova, ne sot do të kishim futboll. Këta burrat që drejtojnë Federatën, Ligën, të gjithë presidentët harrojnë që kanë bërë një bojkot në kohën e gabuar, në kohë pandemie. Mund të ketë një pandemi të dytë dhe harrojnë që kostot janë të tyret.

Gjithsesi, Ylli këmbënguli që zgjidhja është në tavolinë, por klubet nuk mund të presin çdo gjë nga kryeministri i vendit, por të ulen në tavolinën e bisedimeve.

Kjo zgjidhet në tavolinë. Çdo krizë në botë zgjidhet nëpërmjet dialogut në tavolinë. Nga ky moment ndryshoi e gjithë strategjia dhe u futën në lojë aktorë të tjerë, presidenti i Federatës dhe presidentë të tjerë, që e injoruan tavolinën. Ministrja ngiti një grup serioz, por këta dolën me teorinë që takohemi vetëm me kryeministrin.

Ylli gjithashtu theksoi se, nëse deri në këto momente do të ishin zhvilluar bisedimet me përfaqësuesit e Ligës dhe të klubeve, skuadrat do të ishin në fushën e lojës dhe jo në tavolinat e diskutimit.

Kërkesat e Ligës janë të drejta, por zgjidhjet janë në tavolinë. Janë premtime të kryeministrit, por kryeministri nuk është Zeusi, që me një të rënë të lapsit zgjidh të gjithat problemet.

Autostop Albania, tregu i makinave me i madh per makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina me qera ,kerkoj makine, kerkoj makina, makina ne shitje, shes blej makina, servis makinash,makina ne shitje,autostop makina, makina ne shitje, kerkoj makine,kerkoj makina okazion,karrotrec, makina.

autostop.al

makina ne shitje, makina me qera, servise, pjese kembimi, tregtar makinash,kerkoj makina,tregu i makinave ,tregu makinave shqiperi,tregu makinave,autostop albania,porsche cayenne me qera, makina per shitje ne tirane,auto a1 albania, auto a1 tirane, shes makina, auto shitje hertz albania makina ne shitje shijak, shes blej, porsche albania, oferta makina per shitje shqiperi ,makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina ne shitje okazion, makina ne shitje ne gjermani, makina blej makina, makina ne shitje gjermani, makina gjermane ne shitje, ford albania, pjese kembimi te perdorura, pjese kembimi kadiu, pjese kembimi per makina benz

Më të lexuarat

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency