Connect with us

Hi, what are you looking for?

Katar 2022

FIFA justifikon golin e Japonisë, servir pamjet e saj (video)

Goli i dytë i pësuar nga Spanja ndaj Japonisë ka ngjallur polemika në orët e fundit. Pamjet tregojnë se topi e ka kaluar plotësisht vijën fundore, diçka që i ka habitur shikuesit dhe nxiti reagimin e tifozëve të Spanjës dhe jo vetëm, pasi humbja e “La Rojas” eliminoi Gjermaninë.

Nisur nga orteku i kritikave, FIFA ka publikuar pasditen e sotme pamjet që janë shqyrtuar në sallën e sistemit VAR, për të vendosur që goli ishte i rregullt. Në pamjet e servirura nga FIFA, shihet se një pjesë e topit mbetet brenda fushës dhe, për rrjedhojë, goli është i ligjshëm. Kamerat e tjera mund të ofrojnë imazhe mashtruese, por sipas dëshmive të disponueshme, topi nuk ishte jashtë fushës.

Përveç kësaj, për të përfunduar sqarimin e shpjegimit, qeveria e futbollit botëror ka bërë një rikrijim të  rastit, me disa pamje nga afër dhe një imazh nga lart, ku dallohet që jo i gjithë topi ka dalë jashtë vijës bazë.

Lajme të tjera

Kategoria Superiore

Xhuliano Skuka nis aventurën e re në Francë, ku do të jetë pjesë e Metz. Sulmuesi dibran kaloi me sukses testet mjekësore mëngjesin e...

Kategoria Superiore

Big Brother Mania edhe në mbrëmjen gala “Më të mirët 2022”, që organizohet nga FSHF dhe Digitalb, dhe që po transmetohet në SportNews, teksa...

Premier League

Dëmtimi i Virgil Van Dijk është padyshim një lajm i keq për Jurgen Klopp, që sheh Liverpoolin e tij këtë sezon, shumë larg formës...

Francë

Transferimi i Xhuliano Skukës te Metz ishte padyshim më i bujshmi i këtyre viteve të fundit. Më i shtrenjti në historinë e kampionatit shqiptar....