Featured

FIFA lumturon trajnerët, shton numrin e futbollistëve në Botëror

Botërori i Katarit po afron dhe bashkë me të edhe emocionet e një kompeticioni që bëhet më i veçantë për faktin se do të luhet në dimër, një periudhë e pazakontë që do të shkaktojë edhe ndërprerjen e kampionateve.

Për shkak të periudhës kur do të luhet dhe faktit që vetëm 5 ditë para startit futbollistët do të jenë të angazhuar me klubet e tyre, FIFA ka vendosur të miratojë kërkesën e përfaqësueseve për të rritur numrin e lojtarëve të grumbulluar.

Kështu, çdo skuadër do të ketë mundësi të marrë me vete 26 futbollistë në Katar, nga 23 që ka qenë numri i lejuar më parë, ndërsa lista e grumbullimit paraprak do të lejohet të jetë 55 futbollistë, nga 33.

Gjithashtu edhe në Katar 2022 do të aplikohet rregulli i zakonshëm tashmë, i 5 zëvendësimeve për ndeshje.

Eventet Sportive në SuperSport

Kliko për të komentuar

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency