Futboll

FIFA me “dorë të hekurt” ndaj racizmit, kodi i ri parashikon humbje ndeshjesh

FIFA ka vendosur të reagojë me “dorë të hekurt” ndaj shfaqjeve raciste në stadiumet e futbollit, gjë që shfaqet qartë në Kodin e ri të Disiplinës, që pritet të aplikohet që nga kjo e hënë.

Ndër masat e marra, janë pezullimi me 10 ndeshje, për ӓdo futbollist që do të gjendet fajtor për sjellje raciste në fushën e lojës dhe humbje të ndeshjes në tavolinë, për skuadrat, tifozëritë e të cilave lëshojnë thirrje të kësaj natyre.

Në rregulloren e re thuhet se: Nëse një garë mbyllet para kohe nga arbitri, për shkak të thirrjeve apo shfaqjeve të ndryshme raciste nga ana e tifozërisë së një skuadre, atëherë sfida deklarohet e humbur.

Gjithashtu theksohet se para vendimit për të mbyllur para kohe një ndeshje, arbitri duhet të ndjekë procedurën në tre faza, e para të kërkojë një thirrje në altoparlant për ndaljen e shfaqjeve raciste, e dyta të ndërpresë ndeshjen për disa sekonda deri në ndaljen e fenomeneve raciste dhe e treta, të ndërpresë përfundimisht ndeshjen.

Në Kodin e ri të Disiplinës përkufizohet qartë edhe se çfarë do të kuptohet me shfaqje raciste, duke u cilësuar e tillë çdo diskriminim për shkak të ngjyrës së lëkurës, origjinës etnike, gjeografike apo sociale, seksit dhe orientimit seksual, gjuha, feja, opinionet politike dhe çdo shfaqje e ngjashme.

Vlen të theksohet se Kodi i ri i Disiplinës, i miratuar nga FIFA, do të fillojë të aplikohet vetëm në aktivitetet e organizuara nga kjo e fundit, duke nisur me eliminatoret e botërorit 2022, ndërsa në ditët në vijim rregullorja e re mund të implementohet nga UEFA, por edhe liga të ndryshme europiane e botërore.

Autostop Albania, tregu i makinave me i madh per makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina me qera ,kerkoj makine, kerkoj makina, makina ne shitje, shes blej makina, servis makinash,makina ne shitje,autostop makina, makina ne shitje, kerkoj makine,kerkoj makina okazion,karrotrec, makina.

autostop.al

makina ne shitje, makina me qera, servise, pjese kembimi, tregtar makinash,kerkoj makina,tregu i makinave ,tregu makinave shqiperi,tregu makinave,autostop albania,porsche cayenne me qera, makina per shitje ne tirane,auto a1 albania, auto a1 tirane, shes makina, auto shitje hertz albania makina ne shitje shijak, shes blej, porsche albania, oferta makina per shitje shqiperi ,makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina ne shitje okazion, makina ne shitje ne gjermani, makina blej makina, makina ne shitje gjermani, makina gjermane ne shitje, ford albania, pjese kembimi te perdorura, pjese kembimi kadiu, pjese kembimi per makina benz

Më të lexuarat

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency