Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

FIFA miraton formatin e ri të Botërorit për Klube, zbuloni detajet

FIFA i ka hapur udhë formatit të ri të Botërorit për Klube, që duke filluar nga viti 2021 do të zhvillohet një herë në 4 vite, në periudhën e verës, konkretisht 17 qershor deri më 4 korrik dhe do të zëvendësojë Kupën e Konfederatave.

Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino ka shprehur entuziazëm për vendimin e Këshillit Drejtues, duke theksuar se formati i ri do të jetë në të mirë të futbollit dhe se tashmë Botërori për Klube do të ketë një fitues të vërtetë.

“Jam ekstremisht i lumtur për futbollin në përgjithësi. Nga sot, Botërori i Klubeve do të ketë një fitues të vërtetë,. Bëhet fjalë për një kompeticion që tashmë do të organizohet një herë në 4 vjet, në periudhën e verës, konkretisht mes datave 17 Qershor dhe 4 Korrik dhe do të zëvendësojë Kupën e Konfederatave”, tha Infantino.

Kreu i FIFA-s deklaroi se gjithçka do të nisë në vitin 2021, por këtë herë Botërori i Klubeve nuk do të zhvillohet në Katar, për shkak të temperaturave të larta, ndërsa theksoi se ky kompeticion do të jetë shumë tërheqës për fansat.

“Ashtu si Kupa e Konfederatave dikur, edhe Botërori i Klubeve do të zhvillohet në në vendin pritës të Botërorit pasardhës, por në 2021-shin nuk do të organizohet në Katar, për shkak të temperaturave të larta, ndaj duhet të gjejmë një vend tjetër. Mund të them me bindje që do të jetë një kompeticion shumë i luftuar dhe njerëzit do të dashurohen menjëherë me këtë format”, tha kreu i FIFA-s.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...