Futboll

Ndërprerja e ndeshjes me Poloninë, FIFA paralajmëron ndëshkim të ashpër

Hedhja e sendeve të forta në fushën e lojës në minutën e 78-të nga disa prej tifozëve të që ndodheshin në shkallët e stadiumit “Air Albania” solli dhë ndërprerjen e ndeshjes për disa minuta. Një veprim i tillë nuk do të kalojë pa sanksione nga FIFA, që mëngjesin e kësaj të mërkure përmes një njoftimi zyrtar ka lajmëruar se po analizon episodet si në ndeshjen mes Shqipërisë dhe Polonisë, ashtu dhe incidentet në takimin mes Anglisë dhe Hungarisë, për të marrë më pas dhe vendimin për incidentet e ndodhura, bazuar në raportet e delegatëve të ndeshjeve.

“FIFA aktualisht po analizon raportet e ndeshjeve kualifikuese të Kampionatit Botëror. FIFA dënon me forcë incidentet në Angli kundër Hungarisë dhe në ndeshjen e Shqipërisë kundër Polonisë dhe dëshiron të deklarojë se qëndrimi i saj mbetet i vendosur në refuzimin e çdo forme dhune, si dhe çdo formë diskriminimi ose abuzimi. FIFA ka një qëndrim shumë të qartë të tolerancës zero kundër sjelljeve të tilla të neveritshme në futboll.”

Irritimi i disa prej tifozëve pas golit të Polonisë mund t’i kushtojë Federatës Shqiptare të Futbollit një gjobë të kripur, ndërsa, sipas rregullores, rrezikohet që skuadra kuqezi të luajë nga një deri në disa ndeshje me dyer të mbyllura.

Në takimin e zhvilluar në Angli, tifozët e Hungarisë u përleshën me policinë, diçka që nuk ka kaluar pa u shënuar në raportin e delegatit, çka mund t’i kushtojë jo pak federatës hungareze.

Autostop Albania, tregu i makinave me i madh per makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina me qera ,kerkoj makine, kerkoj makina, makina ne shitje, shes blej makina, servis makinash,makina ne shitje,autostop makina, makina ne shitje, kerkoj makine,kerkoj makina okazion,karrotrec, makina.

autostop.al

makina ne shitje, makina me qera, servise, pjese kembimi, tregtar makinash,kerkoj makina,tregu i makinave ,tregu makinave shqiperi,tregu makinave,autostop albania,porsche cayenne me qera, makina per shitje ne tirane,auto a1 albania, auto a1 tirane, shes makina, auto shitje hertz albania makina ne shitje shijak, shes blej, porsche albania, oferta makina per shitje shqiperi ,makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina ne shitje okazion, makina ne shitje ne gjermani, makina blej makina, makina ne shitje gjermani, makina gjermane ne shitje, ford albania, pjese kembimi te perdorura, pjese kembimi kadiu, pjese kembimi per makina benz

Më të lexuarat

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency