Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

FIFA parashikon rreth 50% rritje të të ardhurave, përfiton edhe Shqipëria

Këshilli i FIFA -s ka miratuar Raportin Vjetor 2022. Sipas tij të ardhurat do të rriten nga 7.6 miliardë dollarë gjatë ciklit 2019-2022 në 11 miliardë dollarët gjatë periudhës 2023-2026. Kjo do të thotë se do të ketë më shumë para për të shpërndarë për anëtarët e saj (përfiton edhe Shqipëria).

“Investimi i paprecedentë i FIFA-s në futboll është rezultat i transparencës sonë solide financiare. Ky investim qëndron si një shembull konkret se si ne po synojmë ta bëjmë futbollin global”, – tha presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino.

“Suksesi i jashtëzakonshëm i Kupës së Botës FIFA 2022 në Katar tregon aftësinë e organizatës për të përmbushur misionin e saj në lidhje me shoqatat tona anëtare dhe botën e futbollit. Pavarësisht sfidave të shumta me të cilat u përballëm gjatë ciklit të kaluar (COVID-19), ia dolëm me sukses.”

Pas vendimit të marrë nga Këshilli i FIFA-s në dhjetor 2022 për të zgjeruar Kupën Botërore të Klubeve nga 24 në 32 ekipe, me edicionin e parë të tillë që do të zhvillohet në qershor-korrik 2025, Këshilli miratoi njëzëri ndarjen përkatëse granteve.

Lexo edhe:

Në lidhje me Botërorin e Klubeve 2023, që do të luhet në formatin aktual me shtatë klube, Këshilli i FIFA-s caktoi njëzëri Federatën e Futbollit të Arabisë Saudite si mikpritëse të turneut nga data 12 deri më 22 dhjetor 2023.

Për më tepër, Këshilli i FIFA-s konfirmoi se, në përputhje me traditën, Kanadaja, Meksika dhe SHBA, do të kualifikohen automatikisht për raundin final të Botërorit 2026 si vende organizatore.

Këshilli i FIFA-s përditësoi përgatitjet për Kongresin e 73-të të FIFA-s, i cili do të zhvillohet të enjten, më 16 mars, në Kigali, Ruanda.

 

Lajme të tjera

Futboll

Skuadra e Mechelen, e drejtuar nga Besnik Hasi, rikthehet tek fitorja në kampionat belg në play off-in e grupit të Conference League. Pas humbjes...

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...