Gjermania me shumë mundësi mund të jetë kampionia e fundit e Kupës së Konfederatave, pasi në horizont po shfaqet super Botërori i Klubeve. Ky është projekti më i ri i FIFA-s, një ide e departamentit që udhëhiqet nga një emër i madh i futbollit botëror Zvonimir Boban. Ky mini revolucion mund të konkretizohet në verën e vitit 2021 në një kompeticion i dedikuar vetëm për klubet. Ideja fillestare është që ky botëror i klubeve të shohë pjesëmarjen e 24 skuadrave të cilat do të përfaqësojnë të gjitha kontinentet. Është menduar që Europa të përfaqësohet nga 12 klube, amerika e jugut me 5, Afrika, Azia dhe Amerika e Veriut me nga 2 skuadra edhe pse po mendohet që të shihet mundësia e pjesëmarjes së një skuadre nga Oqeania.
Sigurisht që në këtë turne pritet të marin pjesë klubet më të mira të rruzullit, ato që në vitet e fundit kanë arritur rezutlatet më të mira. 12 klubet pjesëmarëse nga Europa do të ndahen në këtë mënyrë, 4 fituesit e fundit të Champions League së bashku me 4 finalistët, duke i bashkangjitur dhe 4 skuadrat më të mira në bazë të renditjes së FIFA-s. Gjithashtu është menduar edhe koha e zhvillimit të këtij kompeticioni, që mendohet të nisë në mesin e muajit qershor, teksa do të organizhohet një herë në 4 vite. Qeveria botërore e futbollit mendon se ky do të jetë një spektakël i madh i sportit më të dashur në botë, dicka unike për të përplasur klubet më të mira të të gjithë globit në një kompeticion të vetëm.
