Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

FIFA, thirrje Izraelit dhe Palestinës: Jepini fund luftës!

Këtë të premte, FIFA bëri thirrje për përfundimin e menjëhershëm të konfliktit izraelito-palestinez, në një mesazh drejtuar federatave izraelite dhe palestineze të futbollit, teksa brenda pak ditësh numri i viktimave nga të dyja palët i ka kaluar tre mijë.

Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, thekson në letrën e dërguar se “bota e futbollit qëndron në solidaritet me popullin e Palestinës dhe Izraelit dhe me të gjitha viktimat e pafajshme” dhe se “do të bëjë gjithçka për të ndihmuar në rivendosjen e paqes dhe shpresës në rajon.”

Lexo edhe:

“Ne e dimë se futbolli nuk mund të zgjidhë problemet e botës, por ai mund të luajë një rol të vogël, duke sjellë një dritë shprese, ku duket se ka vetëm errësirë. Futbolli tregon se është e mundur të bashkohen njerëzit në një mjedis respekti, duke vepruar si mjet paqeje”, shkruhet në letrën e dërguar nga Infantino.

Më shumë se 1 300 njerëz janë vrarë në Izrael që nga nisja e sulmit nga Hamas-i më 7 tetor, ndërsa kundërpërgjigjja izraelite la rreth 1 800 të vdekur palestinezë në Rripin e Gazës.

Lajme të tjera

Futboll

Skuadra e Mechelen, e drejtuar nga Besnik Hasi, rikthehet tek fitorja në kampionat belg në play off-in e grupit të Conference League. Pas humbjes...

Premier League

Armando Broja mund të përdoret nga Chelsea për të balancuar financat, duke u nxjerrë në shitje. Blutë kanë shpenzuar shuma marramendëse në sesionet e...

La Liga

Që kur Xavi Hernandez njoftoi se do të largohej nga Barcelona në fund të sezonit, gjërat kanë filluar të shkojnë më mirë te “Blaugrana”....

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...