Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

FIFA “zhduk” Botërorin e Klubeve dhe Kupën e Konfederatave, propozon format të ri

Botërori për klube që njohim sot, mund të zhduket shumë shpejt si kompeticion. FIFA po studion mundësinë e krijimit të një formati të ri, për të zëvendësuar Kupën e Konfederatave dhe një Botëror i ri për Klube, më i zgjeëruar, dhe që do të zhvillohet çdo katër vjet në muajin qershor, duke nisur që nga viti 2021, është një nga propozimet më ambicioze që presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, u ka dërguar federatave kintinentale.

Një ndryshim ky i detyrueshëm për shkak të të ardhurave të ulëta që gjenerohen nga dy turnetë aktuale (Kupa e Konfederatave dhe Botërori i Klubeve),  por edhe për të shmangur hendekun që madh që ekziston mes pjesëmarrësve.

Formati i ri do të shmangë interferimin e Botërorit të Klubeve në kalendarin e kampionateve, sidomos në Europë.

Propozimi i ri lidhet veçanërisht me anën financiare, pasi, ndryshe nga Kupa e Botës, që organizon FIFA, as Kupa e Konfederatave dhe as Botërori i Klubeve nuk janë tërheqës për tifozët dhe sponsorët.

Në historinë e Botërorit të Kluvebe, trofeu është fituar vetëm nga skuadrat europiane dhe ato nga  Amerika e Jugut.

Infantino po i paralajmëron federatat kontinentale se ai i fituar nga Gjermania në “Rusi 2017” do të jetë edicioni i fundit i Kupës së Konfederatave.

Por si mendohet të jetë formula e këtij kompeticioni?

Hipoteza më e pranueshme është ajo me 24 skuadra të ndara në 8 grupe. Kalojnë grupin skuadrat e para, që më pas vijojnë me eliminimet direkt deri në finale. Skuadrat pjesëmarrëse do të zhvillojnë 2 takime minimumi, ndërsa finalistet maksimumi 5.

Europa do të ketë 12 skuadra, fitueset dhe finalistet e katër edicioneve të fundit të Championsit dhe katër ekipe të tjera me koeficientin më të mirë.

Nga Amerika e Jugut 5 ekipe, Azia, Afrika dhe Amerika e Veriut nga 2. Skuadra e 24-t do të jetë kampionia e vendit organizator.

Periudha e zhvillimit të kompeticionit mendohet të jetë nga 10 deri më 30 qershor. Për edicionin e parë vend organizator pritet të jetë Kina.

 

 

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Champions League

Borussia e Dortmundit në gjysmëfinale të Championsit. Skuadra gjermani bëri mrekullinë në ndeshjen e kthimit ndaj Atleticos së Madridit, të cilin e mposhti 4-2,...