Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Figo: Icardi te Reali? Mund të shkëlqejë kudo

Luis Figo ka dhënë një intervistë për Sky Sport, ku ka folur për skuadrën e Interit, duke qenë se ka qenë pjesë e zikaltërve për disa vite, duke fituar edhe trofe. Për shkak të së kaluarës së tij edhe te Reali i Madridit, Figo është pyetur nëse Mauro Icardi mund të jetë futbollisti i duhur për spanjollët.

“Futbollistët e mëdhenj si ai përshtaten në çdo lloj situate dhe janë të aftë të luajnë me çdo skuadër. E ardhmja e Icardit varet nga projekti i Interit, gjendja ekonomike e klubit, por edhe dëshira e vetë futbollistit”, u shpreh Figo.

Ish numri 7 i Interit, ka folur edhe për objektivin e zikaltërve, që sipas portugezit duhet të rikthehen patjetër në Champions, pasi mungojnë prej disa vitesh dhe kjo mund të kthehet në problem.

“Mendoj se Interi duhet dhe do t’ia arrijë të rikthehet në Champions. Skuadra nuk luan prej kohësh në këtë kompeticion dhe sigurisht që kjo është një situatë shumë e keqe, që duhet të ndryshojë menjëherë”, tha portugezi Figo.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...