Connect with us

Hi, what are you looking for?

La Liga

Fiksimi i presidentit/ Cannavaro drejt La Liga-s, e kërkon klubi i lojtarit të kombëtares

Fabio Cannavaro qëndron pushim prej prillit të vitit 2019, kur ndërpreu bashkëpunimin me kombëtaren e Kinës. Trajneri italian mund të kalojë në La Liga, kampionat ku e pëlqen shumë Espanyoli.

Chen Yansheng, presidenti i klubit katalanas, pjesë e të cilit është edhe Keidi Bare, mesfushori i kombëtares shqiptare, dëshiron t’i dhurojë stolin ish-mbrojtësit të njohur, futbollisti i fundit italian që ka fituar “Topin e Artë”.

Cannavaro nuk ka punuar si trajner në futbollin europian, dhe opsioni Espanyol e tundon jo pak. Ekipi spanjoll, që renditet në vend të 13-të në kampionatin spanjoll, drejtohet prej gushtit të vitit 2020 nga Vincente Moreno.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...