Bayern Munchen ka nevojë për një mbrojtës të djathtë për sezonin e ardhshëm. Drejtuesit e kampionëve të Gjermanisë kanë nisur prej kohësh punën për gjetjen e anësorit të munguar.
Noussair Mazraoui (Ajax) është një nga alternativat, por bavarezët i janë rikthyer një dëshirë të kahershme. Sport Bild raporton se Bayerni po shpreh sërish interes për Denzel Dumfries.
25-vjeçari holandez pëlqehej që kur ishte pjesë e PSV-së, por Interi veproi më shpejt verën e kaluar, pagoi 14 milionë euro në arkat e klubit holandez dhe transferoi lojtarin e kombëtares tulipane në Serie A.

Soccer Football – Serie A – Inter Milan v Torino – San Siro, Milan, Italy – December 22, 2021 Inter Milan’s Denzel Dumfries celebrates scoring their first goal REUTERS/Alberto Lingria
Dumfries është përshtatur shumë mirë te kampionët e Italisë, dhe deri tani numëron 3 gola dhe 6 asiste me skuadrën e Simone Inzaghit. Çmimi i kartonit është rritur si pasojë e lojërave të mira.
Bayerni duhet të përgatisë një ofertë serioze për Interin, klub me të cilin Dumfries ka kontratë deri në 2025. Emra të tjerë që ndodhen në listën e drejtuesve të klubit gjerman janë Dest (Barcelona), Baku (Wolfsburg), Frimpong (Leverkusen) dhe Spence (Nottingham Forest).
[quiz-cat id=”297576″]
