Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Fiksimi Messi dhe largimi nga Reali, si CR7 u shokua nga ish-presidenti i Barçës

El Mundo Deportivo ka zbuluar një prapaskenë interesante që ka lidhje me Cristiano Ronaldon dhe Leo Messin. Sulmuesi portugez ishte ende pjesë e Real Madrid, me “pleshtin” në krahun tjetër te Barcelona.

E përditshmja spanjolle shkruan se gjatë një eventi çmimesh në vitin 2018, CR7 bisedoi me Josep Maria Bartomeu, ish-presidentin e Barcelonës, të cilin e pyeti për pagën e argjentinasit.

Leo fiton sa dyfishi yt”, ishte përgjigja që shokoi golashënuesin më të mirë në histori, i cili pak muaj më vonë vendosi të largohej nga Reali për t’u transferuar në Serie A te Juventusi (2018).

Fakti që rivali i tij i përjetshëm fitonte shumë më shumë se ai, ndikoi që Ronaldo t’i kërkonte presidentit Florentino Perez shitjen e tij te bardhezinjtë italianë.

37-vjeçari u transferua pas Botërorit të Katarit në Arabinë Saudite tek Al Nassr, klub ku do të përfitojë shifrën e çmendur 200 milionë euro në sezon.

Lajme të tjera

Euro 2024

Skuadra kombëtare zhvilloi sot stërvitjen e parë në “Shtëpinë e Futbollit” dhe të parën nën drejtimin e brazilianit Sylvinho. Kuqezinjtë kanë filluar përgatitjet për...

Kombëtare

Kombëtarja Shqiptare vijon punën për t’u përgatitur për ndeshjen e parë eliminatore të Europianit Gjermani 2024, e planifikuar për t’u luajtur mbrëmjen e të...

Gossip

Ish-sulmuesi i Interit bën “supergol”. Andrea Pinamonti, i cili aktualisht është pjesë e Sassuolos, po shijon një romancë me modelen bjelloruse Dasha Lapushka. Futbollisti...

Merkato

Galatasaray piketon sulmuesin shqiptar. Me 10 gola dhe 4 asiste deri në këtë pikë të sezonit në Superligën Turke, Valon Et’hemi ka tërhequr vëmendjen...