Copa America

Filipe Luis i motivuar: Duam Kupën e Amerikës, jemi favoritë!

Brazil-Bolivi do të jetë sfida hapësë e Copa America. Selçao ka arritur ta fitojë trofeun e këtij turneu 8 herë në historinë e tyre, për herë të fundit në vitin 2007, ndërsa e ka organizuar 4 herë dhe kjo e këtij viti do të jetë hera e 5-të. Këtë herë Brazili vjen dhe si skuadra favorite për faktin se është edhe vendi organizator. Në lidhje më sfidën hapëse, mbrojtësi i Brazilit Felipe Luis ka folur rreth pritshmërive që kanë tifozët dhe dëshirës së vetë lojtarëve.

“Për ne fitimi i Copa America është një ëndërr dhe një dëshirë e madhe. Kemi një skuadër me shumë lojtarë cilësorë. Copa America është një kompeticion shumë i ndërlikuar. Ka skuadra që dinë sesi të luajnë dhe të vënë në vështirsi. Që dinë të mbrohen dhe fizikisht janë shumë të fortë. Gjithsesi fakti që ne luajmë në shtëpinë tonë, besoj se është diçka na favorizon disi. E dimë që do të kemi të vështirë, por ky grup lojtarësh do të kerkojë me çdo kusht ta fitojë trofeun e Copa America.”

Më pas mbrojtësi i Atleticos së Madridit, ka folur edhe për kundërshtarin që do të kenë përballë, Bolivinë. Felipe Luis u shpreh se ata kanë një ekip të fortë në mbrojtje dhe se janë të frikshëm në kundërsulm.

“Bolivia është një skuadër që mbrohet mirë. Më së shumti loja e tyre fokusohet tek kundërsulmet. Ne kemi luajtur ndaj tyre dhe kemi fituar, por sigurisht që nuk ka qenë e lehtë dhe jam i bindur që sërish do ta kemi të vështirë. Ata kanë futbollistë të shpejtë. Sidoqoftë e përsëris edhe njëherë ne jemi favoritë për ta fituar Copa American, ndaj jam i bindur që do t’ia dalim. I kemi të gjitha mudnësitë për ta realizuar ëndrrën tonë. “

Brazili do të ketë një mungesë të madhe siç është ajo e Neymar për shkak të një dëmtimi që pësoi në sfidën miqësore kundër Katarit.

 

Autostop Albania, tregu i makinave me i madh per makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina me qera ,kerkoj makine, kerkoj makina, makina ne shitje, shes blej makina, servis makinash,makina ne shitje,autostop makina, makina ne shitje, kerkoj makine,kerkoj makina okazion,karrotrec, makina.

autostop.al

makina ne shitje, makina me qera, servise, pjese kembimi, tregtar makinash,kerkoj makina,tregu i makinave ,tregu makinave shqiperi,tregu makinave,autostop albania,porsche cayenne me qera, makina per shitje ne tirane,auto a1 albania, auto a1 tirane, shes makina, auto shitje hertz albania makina ne shitje shijak, shes blej, porsche albania, oferta makina per shitje shqiperi ,makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina ne shitje okazion, makina ne shitje ne gjermani, makina blej makina, makina ne shitje gjermani, makina gjermane ne shitje, ford albania, pjese kembimi te perdorura, pjese kembimi kadiu, pjese kembimi per makina benz

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency