Connect with us

Hi, what are you looking for?

Featured

“Fillim i ri për mua”, Seferi: Në Islandë për tre pikë, do jap gjithçka të bind Rejën

Taulant Seferi zhvilloi një sezon fantastik në Superiore, fitoi titullin kampion me Tiranën dhe shënoi 19 gola. Sulmuesi nga Kumanova ka marrë një ftesë nga Edi Reja për tre ndeshjet e qershorit, duke u rikthyer në kombëtaren shqiptare, fanellën e së cilës e ka veshur 8 herë. 25-vjeçari foli në konferencën për shtypin, ku ndër të tjera tha:

Kombëtarja ka bërë ndeshje të mira në mars, objektivi është që të kapim vendin e parë në Nations League. Kam parë një grup shumë të mirë këtu, kam shumë besim se do të bëjmë një hap shumë të mirë.

 Jam shumë i lumtur që u shpallëm kampionë me Tiranën. Festa mbaroi pas ndeshjes, tani jam i fokusuar te kombëtarja. Jam shumë i lumtur për ftesën që mora nga kombëtarja.

Ne jemi profesionistë, nuk guxojmë të ulim ritmin, duhet të jemi maksimalisht të fokusuar dhe të përgatitur. E di se konkurrenca është e fortë këtu. Unë kam ardhur të bëj maksimumin, dua të luaj, do të bëj maksimumin për të fituar besimin e trajnerit.

Islanda? Ata duhen vlerësuar, por ne do ikim atje për tre pikë. Duam të marrim maksimumin. Të jemi të përgatitur për të marrë fitoren. E ardhmja? Është shumë herët, jam i fokusuar te kombëtarja, është herët të flasim për të ardhmen.

Kam bërë një sezon shumë të mirë, jam ndjerë mirë, jam shumë i lumtur. Kam shënuar gola, u bëra kampion. Jam shumë i lumtur edhe që ndodhem në kombëtare. Mund të bëj më shumë, ky është fillimi. Kam pasur probleme dëmtimesh, por ky është fillimi, do bëjmë gjëra të bukura.

Këtu janë të gjithë profesionistë, do jap 100% në stërvitje, dua të fitoj besimin e trajnerit. Do bëj maksimumin të marr besimin e trajnerit për të përfituar minuta. Sulmi? Trajneri zgjedh gjithmonë më të mirët, do ndihem mirë me këdo që do luaj, janë të gjithë profesionistë”, deklaroi Seferi.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...