Kategoria Superiore

Fillim i ri, Tiranë e vjetër, titulli më afër!

Rikthimi pas një mungese gati 3 mujore do të ishte i rëndësishëm mbi të gjitha për Tiranën për të kuptuar, nëse ekipi kishte humbur ritmin e parandërprerjes ku krijoi një epërsi 9 pikë me rivalët. Zbritja në fushë sërish e ekipeve u duk sikur solli një kampionat të ri, por në fakt ishte ai i vjetri, dhe për Tiranën madje, që në Ballsh nuk pati simptomat e pushimit 84 ditor përkundrazi bëri të njëjtën lojë, pati të njëjtin ritëm dhe të njëjtin kontroll mbi ndeshjen siç kishte përpara pandemisë.

Pati shumë prej atyre që u treguan skeptik nëse forma e bardhebluve do të ishte e njëjta dhe rinisja e kampionatit mund t’i hapte probleme në garën për titullin, por Tirana ishte skuadra që në javën e rikthimit pati fitoren më të thjeshtë në fushën e lojës duke treguar asgjë nuk ka ndryshuar, dhe merita e Egbos duket se është pikërisht motivimi që di t’i japë skuadrën dhe ruajtja e një qëndrueshmërie që ka vend për admirim.

90 minutat e para të rikhtimit treguan se lufta e Tiranës për titullin është një luftë me veten, dhe pavarësisht asaj se çfarë ndodh me rivalët këtë titull, për të qenë korrekt, mund ta humbasë ose fitojë vetëm Tirana. E të mendosh që deri në muajin nëntor, kjo skuadër flitej për qëndrimin në Superiore. Në 7 muaj bashkë me pandeminë e përfshirë, Tirana ka mundur të transformohet, një metamorfozë që është për t’u admiruar, në një proces që në 100 vjetorin e klubit është dhurata më e bukur për çdo tifoz, që titullin e Tiranës dukej sikur e kishin arkivuar dhe për këtë sezon. Deri në shpluhrosjen e trofeut kanë mbetur dhe 9 javë, dhe Tirana këtë titull tanimë duhet ta zgjidhë e vetme.

Përgatiti: Andi Deçka

Autostop Albania, tregu i makinave me i madh per makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina me qera ,kerkoj makine, kerkoj makina, makina ne shitje, shes blej makina, servis makinash,makina ne shitje,autostop makina, makina ne shitje, kerkoj makine,kerkoj makina okazion,karrotrec, makina.

autostop.al

makina ne shitje, makina me qera, servise, pjese kembimi, tregtar makinash,kerkoj makina,tregu i makinave ,tregu makinave shqiperi,tregu makinave,autostop albania,porsche cayenne me qera, makina per shitje ne tirane,auto a1 albania, auto a1 tirane, shes makina, auto shitje hertz albania makina ne shitje shijak, shes blej, porsche albania, oferta makina per shitje shqiperi ,makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina ne shitje okazion, makina ne shitje ne gjermani, makina blej makina, makina ne shitje gjermani, makina gjermane ne shitje, ford albania, pjese kembimi te perdorura, pjese kembimi kadiu, pjese kembimi per makina benz

Më të lexuarat

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency