Formula 1

“Fillimi i vështirë, por fund i lumtur”, Verstappen: Leclerc i pafat, i nervozuar në duelin me Russell

Çmimi i Madh i Spanjës në pistën e Katalunjës i takoi Max Verstappen. Piloti holanez që u nis i dyti dhe gjatë garës e pa veten edhe në vendin e katërt pas nëj gabimi ku doli nga pista, koleksionoi fitoren e katërt në këtë sezon dhe të tretën radhazi, duke u rikthyer kështu edhe në krye të klasifikimit të përgjithshëm me 110 pikë, katër më shumë se Charles Leclerc që nuk arriti ta mbyllte garën pas problemeve në makinën Ferrari.

Ndërkaq, pas fitores, kampioni i Botës në fuqi, theksoi se gjatë garës pati probleme pasi nuk i funksionoi DRS-ja, mungesa e së cilës i shkaktoi jo pak probleme më duelin me Mercedesin e George Russell. Nga ana tjetër. Verstappen theksoi se Red Bull duhet të ketë vazhdimësi pasi nuk mund t’i lejojë vetes “hapa fals” të cilat mund ta nxjerrin pa pikë nga gara.

“Në një moment të caktuar dola nga pista dhe në atë fraksion sekondi ndikoi edhe era. Humba një funksionin e një pjese të përparme të makinës dhe më pas kur kërkova të parakaloja Russell, DRS-ja nuk funksiononte. Kjo ma bëri “jetën të vështirë”, por falë një strategjie perfekte ia dolëm të zhvillonim garën tonë dhe në fund ta fitonim atë.

Fillim i vështirë, por një fund i lumtur. U mundova të ruaja përqendrimin pasi nuk është e lehtë kur ke shumë probleme, jam i lumtur për fitoren, po ashtu edhe për Peres pasi është një sukses i madh për skuadrën. Forma e makinës me gomat e buta ishte perfekte, por edhe me ato të mesme.

Dueli me Russell? Isha i nervozuar për shkak të DRS që nuk funksiononte, por ia dolëm ta parakalonim. Ishte një garë shumë e ndezur, por edhe era nuk na e bëri më të lehtë. Por, pa DRS ishte shumë e vështirë. Në fund, ia dola të regjistroja kohë të mira dhe ishte fitore e bukur. Ne te Red Bull duhet të kemi vazhdimësi pasi nuk mund t’ia lejojmë vetes të tërhiqemi nga gara dhe ta mbyllim pa pikë atë. Leclerc ishte i pafat”, u shpreh Verstappen.

Eventet Sportive në SuperSport

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency