Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Faza Play off/ Kroacia dhe Zvicra, me një këmbë në botëror (Video)

Kanë përfunduar 2 sfidat e para të fazës Play Off të botërorit, ndërsa Kroacia dhe Zvicra kanë hedhur një hap të rëndësishëm drejt Rusisë.

Kështu kroatët kanë fituar me rezultatin e thellë 4-1, në derbin e Ballkanit, ndaj Greqisë. Pjesa e parë ishte vërtetë spektakolare, me Kroacinë që gjeti shumë shpejt avantazhin me anë të kapitenit Modriç.

Grekët kthyen një top te portieri Karnezis, por ky i fundit e kontrolloi keq dhe iu rrëmbye nga sulmuesi kroat Kaliniç. Portieri grek detyrohet të shkaktojë faull dhe gjyqtari italian akordoi penallti për vendasit, të cilën e dërgoi në rrjetë mesfushori i Realit të Madridit.

Vetëm pak minuta më vonë kroatët dyfishojnë avantazhin me anë të Kaliniç, që gjendet i vetëm në zonë dhe devijon në rrjetë një pasim të ardhur nga Striniç. Grekët zgjohen dhe pas 2 tentativash, arrijnë të gjejnë golin e parë, por vetëm kaq, sepse 2 minuta më pas Kroacia shënon golin e 3-të me anë të mesfushorit të Interit, Ivan Perisiç.

Në fillimin e pjesës së dytë është sërish mbrojtja greke që gabon në kthimin e topit dhe i dhuron kroatëve golin e 4-t, të shënuar nga Kramariç. Me fitoren 4-1, Kroacia mund ta kthejë në një shëtitje takimin e të dielës në mbrëmje, në Athinë, sepse vështirë se Greqia mund të surprizojë.

Fitore minimale, por shumë të rëndësishme mori edhe Zvicra në transfertën ndaj Irlandës së Veriut. Skuadra e drejtuar nga Petkoviç kontrolloi lojën dhe krijoi disa mundësi shënimi, por golin e gjeti vetëm në minutën e 58’.

Gjyqtari i takimit akordoi një 11-metërsh të kontestuar nga vendasit, ndërsa mbrojtësi i Milanit, Rodriguez u tregua i saktë përballë portierit dhe zhbllokoi rezultatin. Kjo fitore është mjaft e rëndësishme për Zvicrën, që gjithsesi nuk mund të qetësohet deri të dielën në mbrëmje, kur do të presë në shtëpi irlandezët.

Faza Play Off do të vijojë nesër takimin e parë të sfidës Suedi-Itali dhe të shtunën me sfidën mes Danimarkës dhe Irlandës.

58’ – Zvicra gjen avantazhin. Pas një loje mjaft të mirë, zvivceranët gjejnë edhe golin e avantazhit. Mbrojtësi i majtë i Milanit, Rodriguez, ekzekuton saktë një penallti të fituar nga skuadra e tij.

49’ – 4-1. Mbrojtja greke gabon sërish dhe sërish kroatët nuk falin. Kramariç shënon golin e 4-t, me portën e boshatisur.

33’ – Superisiç, Kroacia gjen sërish golin. Vendasit nuk pajtohen me golin e grekëve dhe dyfishojnë sërish avantazhin, vetëm dy minuta më pas. Është mesfushori i Interit, Ivan Perisiç, që shënon me kokë, pas një krosimi të ardhur në zonën e grekëve.

30’ – Greqia shënon dhe rihap sfidën. Pas disavantazhit prej dy golash, grekët hidhen në sulm dhe gjejnë rrjetën me anë të mbrojtësit Papastathopoulos, që shënon pas një goditjeje nga këndi.

19’ – Kroacia dyfishon avantazhin. Një aksion mjaft i bukur i kroatëve, me Striniçin që zbret nga e majta dhe gjen të zbuluar sulmuesin e Milanit, Kaliniç. Ky i fundit nuk fal, duke goditur me thembër dhe shënuar golin e dytë.

12’ – Modriç kalon Kroacinë në avantazh, nga pika e penalltisë. Grekët kthejnë një top te portieri Karnezis, por ky i fundit e kontrollon keq dhe i rrëmbehet nga sulmuesi kroat Kaliniç. Portieri grek detyrohet të shkaktojë faull dhe gjyqtari italian akordon penallti për vendasit, të cilën e ekzekuton saktësisht Modriç.

Lajme të tjera

Futboll

Skuadra e Mechelen, e drejtuar nga Besnik Hasi, rikthehet tek fitorja në kampionat belg në play off-in e grupit të Conference League. Pas humbjes...

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...

La Liga

Që kur Xavi Hernandez njoftoi se do të largohej nga Barcelona në fund të sezonit, gjërat kanë filluar të shkojnë më mirë te “Blaugrana”....

Kosovë

Gafë e pafalshme e Arijanet Muric në Premier League. Portieri titullar i Kosovës, pjesë e Burnleyt në kampionatin më të bukur në botë, i...