Connect with us

Hi, what are you looking for?

Europë

“Final Four”/ Goglat vendosin në Nyon, Holanda eviton përballjet me favoritët

U hodh të mërkurën në Nyon të Zvicrës shorti për “Final Four” të Nations League, aty ku Holanda, Italia, Kroacia dhe Spanja mësuan përballjet e tyre respektive. Spanja ishte e para që mësoi kundërshtarin e saj teksa përballë iberikasve do të jetë Italia, sfidë që do të luhet më datë 15 qershor në Enschende. Një ndeshje e cila u zhvillua edhe në gjysmëfinalen e edicionit të kaluar të Nations League, aty ku spanjollët fituan me rezultatin 1-2 teksa tashmë axurrët kanë mundësinë e hakmarrjes.

Ndërkohë, gjysmëfinalja tjetër është ajo mes Kroacisë dhe Holandës më datë 14 qershor. Kujtojmë se ndeshjet finale të eventit do të zhvillohen në Holandë nga data 14 qershor deri më datë 18 qershor teksa janë përcaktuar edhe dy qytetet mikpritëse, Rotterdam dhe Enschede.

Është tashmë e përcaktuar që Holanda do ta zhvillojë gjysmëfinalen e parë në Rotterdam në stadiumin me 51.117 vende të De Kuip, po ashtu siç është vendosur që po në Rotterdam të luhet edhe finalja e madhe.

Lajme të tjera

Bundesliga

Zinedine Zidane është një hap larg stolit të Bayern Munich. Nga Spanja lajmin e bën të ditur Mundo Deportivo, që e jep të kryer...

La Liga

Real Madrid është futur në garë për shërbimet e Bernardo Silvës. Manchester City ka përcaktuar një klauzolë prej 50 milionë paundësh mbi portugezin, megjithëse...

Serie A

Me Stefano Piolin që ka mbyllur tashmë eksperiencën e tij në pankinën e Milanit dhe pret vetëm fundin e sezonit për t’u larguar, kuqezinjtë...

Featured

Simone Inzaghi, trajneri i Inter-it që sapo fitoi titullin kampion të Italisë deklaroi për mediet pas triumfit 1-2 në derbin ndaj Milan-it se pasioni...