Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Finale e gjitha braziliane në Maracana, Boca Juniors eliminohet me “turp”!

Do të jetë një finale e gjitha braziliane ajo e Copa Libertadores që do të zhvillohet me ndeshje teke në Maracana. Pas Palmeiras edhe Santos siguroi kalimin në finale, pasi çmontoi Boca Juniors në gjysmëfinalen e kthimit duke e mposhtur me rezultatin e thellë 3-0. Me sfidën e parë në Bombonera që kishte përfunduar në barazim pa gola, u mendua se Boca do të kishte më shumë iniciativë në këtë takim të kthimit, por ndeshja u dominua nga vendasit e Santos të cilën zhbllokuan sfidën shumë shpejtë me golin e Pituca në të 16-ën. Në fillimin e pjesës së dytë sfida u kthye në një malore për Bocan që pësoi edhe golin e dytë nga Soltedo. Fitorja e brazilianëve u vulos nga Braga në minutën e 51-të. Finalja e madhe e Copa Libertdores do të zhvillohet në 30 janar në Maracana me skuadrën fituese mes Palmeiras dhe Santos që do të marrë pjesë në Botërorin e klubeve në muajin shkurt.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Champions League

Borussia e Dortmundit në gjysmëfinale të Championsit. Skuadra gjermani bëri mrekullinë në ndeshjen e kthimit ndaj Atleticos së Madridit, të cilin e mposhti 4-2,...