Connect with us

Hi, what are you looking for?

Sport

Finalet e Kampionatit të Futsallit / Tirana fiton raundin e parë ndaj Flamurtarit në transfertë

Është luajtur në Vlorë ndeshja e parë e finales së Kampionatit Kombëtar të Futsallit 2022-23 mes Flamurtarit Futsal dhe Tirana Futsal, sfidë që rezultatin 3-9 në favor të ekipit kryeqytetas. Ndeshja e zhvilluar në Pallatin e Sportit dhe ka dhuruar spektakël dhe është ndjekur nga një numër i konsiderueshëm tifozësh. Dy ekipet erdhën në këtë finale pasi mbyllën sezonin e rregullt në dy vendet e para dhe arritën të kalonin edhe turin play-off, duke siguruar kështu shansin për të siguruar trofeun më të rëndësishëm sezonal.

Bardheblutë kanë kaluar të parët në avantazh me anë të Mërtirit që në minutën e parë, por vlonjatët barazuan në minutën e 6-të me Kalus. Gjithsesi, miqtë kanë qenë më konkretë në finalizim dhe rigjejnë avantazhin me Kacën në minutën e 8-të, me sulmuesin që i çon shifrat në 1-3 vetëm dy minuta më vonë. Golat e Prendit në minutën e 12-të dhe Doçit në minutën e 13-të të e fiksojnë rezultatin e pjesë së parë në 1-5.

Lexo edhe:

Në pjesën e dytë Tirana arrin të menaxhojë situatën, duke shënuar sërish me Mërtirin në minutën e 30-të, Muçën në minutën e 33-të dhe Prendin në minutën e 34-t, duke hipotekuar fitoren. Në minutat e fundit Flamurtari arrin të shënojë dy herë me Kapajn (38’) dhe Qopekaj (39’). Gjithsesi, Tirana realizon edhe një gol të fundit me Kacën për të vulosur rezultatin final në shifrat 3-9 në favor të bardhebluve.

Ndeshja e dytë e finaleve do të luhet më datë 27 prill 2023 në Pallatin e Sportit “Asllan Rusi” në kryeqytet dhe nëse Tirana arrin të fitojë sërish atëherë do të shpallet automatikisht kampione e Shqipërisë në futsall. Nëse do të fitojë Flamurtari ndeshjen e dytë, atëherë do të luhet edhe ndeshja e tretë në Vlorë më datë 30 prill 2023.

Duhet thënë se ky sezon ka qenë një sukses i vërtetë në çdo drejtim, si në rritjen e skuadrave dhe futbollistëve pjesëmarrës, ashtu edhe në aspektin sportiv, duke ngjallur interes dhe emocione në pallatet e sporteve.

Sakaq, në fundjavë është luajtur edhe ndeshja e vlefshme për Kupën e Mirënjohjes mes Eagles Land Futsal dhe Forcat e Armatosura Futsal, që përfundoi me rezultatin 4-7 me Forcat e Armatosura që fitoi trofeun simbolik.

Kampionati Kombëtar i Futsallit

Finalet

23.04.2023, ora 18:00 në Vlorë

Flamurtari-Tirana 3-9

Shënues: Kalus 6’, Kapaj 38’, Qopekaj 39’ / Mërtiri 1’, 30’, Kaca 8’, 10’, 39’, Prendi 12’, 34’, Doçi 13’, Muça 33’

27.04.2023 në Tiranë

Tirana-Flamurtari

30.04.2023 Vlorë (Ndeshja e tretë nëse do jetë e nevojshme)

Flamurtari -Tirana

Kupa e Mirënjohjes

21.04.2023, ora 21:00 në “Asllan Rusi”

Eagles Land Futsal – Forcat e Armatosura Futsal 4-7

Lajme të tjera

Itali

Victor Osimhen mund të largohet nga Napoli që në janar. Kështu pretendojnë mediat italiane, duke trumbetuar se skandali në lidhje me sulmuesin është temë...

Futboll

Futbolli shqiptar sot është në zi. Është ndarë nga jeta në moshën 84-vjeçare legjenda e futbollit tiranas, Osman Mema, një nga përfaqësuesit më të...

Francë

Për arsye personale dhe në marrëveshje me Paris Saint-Germain, Gerard Precheur është larguar posti i trajnerit të ekipit të femrave. Në njoftimin e klubit...

Futboll

Federata Shqiptare e Futbollit ka arritur një tjetër sukses historik, duke sjellë për herë të parë në Shqipëri finalet e një turneu madhor ndërkombëtar...