Connect with us

Hi, what are you looking for?

Basketboll

Finalet e NBA, Denver “pushton” Miamin dhe “fluturon” 2-1

Goditje në transfertë e Denver në ndeshjen e tretë të finaleve të NBA në Miami. Nuggets u imponuan 109-94 ndaj Heat, duke rikuperuar faktorin fushë dhe duke shkuar përpara 2-1 në serinë që vendos titullin kampion. Vendimtare faza qendrore e garës me rezultatin 29-24 të periodës së dytë dhe 29-20 të periodës së tretë. Protagonistë të padiskutueshëm ishin Jamal Murray dhe Nikola Jokic.

https://twitter.com/i/status/1666676115828613122

Ishin ata të dy që mposhtën Miamin duke i dhuruar Denverit fitoren. Në garën e tretë, të parën në Florida, kanadezi dhe serbi ishin ndërtuesit e suksesit të Nuggets. Pas barazimit 24-24 të periodës së parë ishte pjesa tjetër e takimit që vendosi fatin e ndeshjes. Avantazhi prej 15 pikësh në rezultatin final justifikohet mbi të gjitha nga perioda e dytë.

Që i dhuroi avantazhin 53-48 formacionit të Malone në pushimin e gjatë mes pjesëve dhe nga një tjetër rezultat i pjesshëm në rikthimin në parketin e Kaseya Center. Heat provuan të rikuperonin, por pa sukses. Nuk mjaftuan as 28 pikët e Jimmy Butler, në ndeshjen e tij të parë në finale para publikut të tij.

Lexo edhe: 

Adebayo e mbylli me double double me 22 pikë dhe 17 rikuperime, por përveç dy liderëve të Miamit vetëm Martin e mbylli me të paktën 10 pikë. Në krahun tjetër, Jamal Murray dhe Nikola Jokic e “ekzagjeruan”. Për të dy numra dyshifrorë në të tri aspekte e lojës. Respektivisht 34 dhe 32 pikë për kanadezin dhe serbin, të cilët shtojnë dhe nga 10 dhe 21 rikuperime, dhe nga 10 asiste për kokë.

Një dyshe e pandalshme që shënoi më shumë se gjysmën e pikëve të gjithë skuadrës e ndihmuar dhe nga 15 pikët e Braun dhe 11 pikë me 10 rikuperime të Gordon. Një dominim i vërtetë që e kthen fatin në krahun e Nuggets dhe që vlen disfatën e tretë radhazi në shtëpi për Miamin. Që duke marrë parasysh dy takimet me Bostonin dhe ndeshjen e tretë të finaleve nuk fiton një ndeshje para publikut të saj që nga 22 maji.

Tani djemtë e Spoelstra duken me shpatulla pas muri, një tjetër disfatë do të zveniste ndjeshëm ëndrrën për titull. Ndeshja e katërt është në program në natën mes të premtes dhe të shtunës, gjithmonë në Kaseya Center. Një takim që mund të rikthejë ekuilibrin ose të adresojë në mënyrë thuajse përfundimtare finalet.

 

Lajme të tjera

Futboll

Jose Mourinho është gati të kthehet në pankinë, pas shkarkimit nga Roma muaj më parë. Portugezi do të marrë drejtimin e Beshiktashit, ekip ku...

Premier League

Brighton zyrtarizon largimin e De Zerbit. Klubi anglez ka bërë me dije nëpërmjet një komunikate zyrtare, se trajneri italian do të largohet në fund...

La Liga

Xavi rrezikon shkarkimin nga posti i trajnerit të Barcelonës sapo të mbyllet sezoni. Deklarata e fundit ka sjellë shqetësim në klub, teksa është pritur...

Featured

Me një letër të hapur të publikuar në faqen zyrtare të klubit, presidenti i Inter-it, Steven Zhang u shkruan tifozëve, duke pranuar vështirësitë financiare...