Connect with us

Hi, what are you looking for?

Basketboll

NBA/ Raptors “bëjnë ligjin” në Oakland, Warriors pranë shkurorëzimit

Toronto Raptors kanë prekur titullin kampion, pasi arritën të fitojnë edhe përballjen e katërt ndaj Golden State Warriors, duke çuar bilancin total të ndeshjeve në 3-1 për kanadezët, teksa tashmë janë vetëm një triumf larg nisjes së festës.

Për të dytën herë në harkun e 48 orëve, Raptors ia dolën të triumfojnë në “Oracle Arena” të Oaklandit, që është edhe shtëpia e kampionëve në fuqi të Warriors, këtë herë me rezultatin 92-105.

Kawhi Leonard ishte lideri i skuadrës kanadeze, me plot 36 pikë të shënuara, dy asiste dhe 12 rikuperime, ndërsa Thompson dhe Curry për vendasit, nuk arritën të shmangin humbjen, ndonëse zhvilluan një ndeshje mjaft të mirë.

Takimi nisi vrullshëm për vendasit, të cilët arritën të triumfojnë në fraksionin e parë me rezultatin 23-17, por vetëm kaq, sepse më pas gjithçka foli në favor të kanadezëve, që veçanërisht në fraksionin e tretë, u treguan të jashtëzakonshëm, duke marrë plot 16 pikë më shumë se kundërshtari.

Tani finalja do të spostohet në “Scotia Bank Arena” të Torontos, ku në rast fitoreje, vendasit do të mund të hapin shampanjën e festës së titullit kampion, dhe të “shkurorëzojnë” kështu Golden State Warriors, që në 4 vitet e fundit, është shpallur 3 herë kampione.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...