Connect with us

Hi, what are you looking for?

Featured

Finalet e “Play off-it”, jepen sot dy “bileta” për në Katar 2022

Mbrëmjen e sotme do të luhen dy prej finaleve të fazës së “Play off-it” për Kupën e Botës Katar 2022. Portugalia do të ndeshet me Maqedoninë e Veriut dhe Suedia me Poloninë, teksa Uellsi do duhet të presë derisa të përcaktohet fituesi i çiftit Skoci-Ukrainë, ndeshje e shtyrë për shkak të nisjes së pushtimit rus në Ukrainë.

Në gjysmëfinalet e kësaj faze, Portugalia eliminoi Turqinë duke fituar me rezultatin 3-1, Maqedonia e Veriut surprizoi të gjithë botën duke mundur kampionët në fuqi të Europës, Italinë me rezultatin 0-1, Suedia fitoi ndaj Republikës Çeke me rezultatin 2-1, Polonia siguroi finalen e “Play off-it” pas eliminimit të Rusisë nga çdo kompeticion i UEFA-s dhe FIFAs, teksa Uellsi triumfoi ndaj Austrisë me rezultatin 2-1.

Mbrëmjen e kësaj të marte ndeshjet priten të jenë shumë të luftuara dhe do të ishte surprizë edhe më e madhe nëse Maqedonia e Veriut do të eliminonte edhe Portugalinë e Ronaldos, megjithatë duhet theksuar se diçka e tillë do të ishte moment historik për fqinjët tanë.

Teksa ndeshja Poloni-Suedi, pritet të jetë shumë e luftuar dhe të përcjellë emocione të mëdha, sidomos duke ditur se te këto përfaqësuese luajnë dy prej yjeve më të mëdha të futbollit, te polakët, Robert Lewandowski dhe te suedezët, Zlatan Ibrahimovic.

Të dyja këto ndeshje do të nisin në orën 20:45 të mbrëmjes, për të vazhduar deri në përcaktimin e fituesve të “biletave” për në Katar 2022.

Lajme të tjera

Formula 1

Homoseksualiteti i deklaruar nga Ralf Schumacher ka qenë një nga temat e diskutuara në konferencën për shtypin të FIA-s, këtë të enjte, në Çmimin...

Futboll

Trajneri i Fenerbahçes, Jose Mourinho është shumë i fokusuar në merkato, për ta përforcuar skuadrën e tij që të jetë sa më konkurruese jo...

Serie A

Në ditën e prezantimit të Thiago Mottës si trajneri i ri i Juventusit foli edhe Cristiano Giuntoli. Drejtori teknik i bardhezinjve e nisi me...

Gjermani

Bayer Leverkusen ka zyrtarizuar këtë të enjte transferimin e Martin Terrier. 27-vjeçari vjen nga skuadra franceze e Rennes dhe ka firmosur për pesë sezone...