Connect with us

Hi, what are you looking for?

Europa League

Finalet janë të mallkuara për të, 40-vjeçari i Rangers kërkon revansh

Asnjëherë nuk është vonë në futboll, edhe nëse i ke kaluar 20 vite jetë. Allan McGregor, portier i Glasgow Rangers, shpreson të fitojë trofenë e parë evropian në karrierën e tij, sonte, në “Sanchez Pijzuan”, përballë Eintrachtit të Frankfurtit, në finalen e Europa League. I ka shkuar shumë afër edhe në vitin 2008, po në radhët e Rangers, mirëpo në atë finale skuadra skoceze u mposht 2-0 nga Zeniti në stadiumin e Manchester City-t (Allan McGregor, atëherë 26 vjeç, gjithsesi nuk luajti për shkak dëmtimi).

14 vite më pas, Rangers dhe Allan McGregor janë sërish në finale dhe nuk duan të dështojnë për herë të dytë. Portieri veteran nuk është i vetmi i mbijetuar i asaj finaleje fatkeqe. Me të ishte edhe Steven Davis, ende pjesë e Rangers, që ushqen të njëjtën dëshirë për hakmarrje si kolegu i tij në portë.

Një marrëdhënie fatkeqe ajo e McGregor me finalet e kupës. Në vitin 2014, kur luajti për Hull City, skocezi arriti në aktin e fundit të FA Cup kundër Arsenalit, por pa mundur ta fitojë. Pavarësisht epërsisë së dyfishtë të Hull-it pas 8 minutash lojë, Topçinjtë në fund morën trofeun me golin e Aaron Ramsey-t në kohën shtesë.

 

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...