Kupa e Francës

Finalisti i parë i Kupës së Francës, Nice mposht pa probleme Versailles

Nice ka mundur me rezultatin 2-0 Versailles dhe ka siguruar finale e Kupës së Francës, që do të luhet më 8 maj dhe përballë do të ketë një prej dyshes Nantes-Monaco, që do të luajnë këtë të mërkurë në orën 21:15.

Pjesa e parë e ndeshjes Nice-Versailles u mbyll me barazim pa gola edhe pse ishin vendasit ata që po dominonin atë fraksion. do të duhej minuta e 48-të që Gouiri të shënonte golin e parë të këtij takimi dhe t’i jepte avantazhin skuadrës së trajnerit Galtier.

Ndërsa në minutën e 73-të Dolberg, që kishte vetëm 13 minuta që ishte future në fushën e lojës, i dhuroi ekipit të tij golin e dytë dhe të sigurisë.

Pavarësisht tentativave nga ana e Versailles për të përmbysur këtë rezultat, vendasit u treguan shumë të fortë në mbrojtje dhe ia dolën që të siguronin finale e Kupës së Francës,

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency