Connect with us

Hi, what are you looking for?

Conference League

Finalja e “Air Albanias”, Feyenordi, me “spiun” në “Olimpico”

Feyenoordi i Roterdamit ka nisur përgatitjet për finalen e Conference League-s kundër Romës. Ndeshja e kampionatit, e planifikuar për nesër, kundër Twentes, do të jetë vetëm një mundësi për të përshëndetur tifozët në “de Kuip”. Skuadra nga Roterdami do të luajë me rezervat.

Pas ndeshjes së fundit të Eredivisies, Feyenoordi do të niset më 18 maj drejt Portugalisë, për një minikamp treditor në Lagos. Trajneri Slot dëshiron të përgatitet në mënyrën më të mirë për ndeshjen, aq sa në stadiumin “Olimpico”, për të vëzhguar nga afër ndeshjen Roma-Venecia, ishte i pranishëm Dennis van der Ree, analist i klubit holandez, i ngarkuar për mbledhjen e informacioneve për kundërshtarin.

Por jo vetëm kaq, disa anëtarë të stafit të Slot kanë kontaktuar edhe klube të tjera evropiane, si Vitesse dhe Bodo, që janë përballur me Romën në Conference League.

 

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...