Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Finalja e Botërorit si para 4 vitesh, sërish Brazil-Poloni

Brazili dhe Polonia do të jenë skuadrat finaliste të kampionatit botëror të volejbollit për meshkuj, ashtu si 4 vite më parë. Polonia, që do të kërkojë të përsërisë suksesin e vitit 2014, mundi në gjysmëfinale Shtetet e Bashkuara me rezultatin 3-2.

Ajo mes këtyre dy skuadrave ishte një përballje e luftuar dhe intensive, teksa u deshën të luhen 5 sete. Polonia fitoi setin e parë 25-22, por skuadra amerikane u përgjigj duke fituar të dytin dhe të tretin 25-20 dhe 25-23.

Seti i katërt dhe ai i pestë folën për kampionët e botës, që i fituan ato 25-20 dhe 15-11 respektivisht, për të kaluar në finale, ku do të kërkojnë të fitojnë titullin botëror për të dytën herë radhazi dhe të tretën në historinë e volejbollit polak.

Brazili e pati shumë më të lehtë ndeshjen e tij gjysmëfinale. Skuadra amerikano-latine, që kërkon titullin e katërt të saj, u kualifikua për në finalen e Botërorit pasi mundi Serbinë me rezultatin e pastër 3-0.

Brazili ishte superior ndaj Serbisë, që e pati të pamundur t’i kundërpërgjigjej forcës së kësaj skuadre. 25-22, 25-21 dhe 25-22 ishin rezultatet e seteve në favor të Brazilit, që do të luajë finalen e pestë radhazi në Botërorin e volejbollit dhe të gjashtin në total në historinë e tij.

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Champions League

Champions League do të nisë sezonin e ri me një formulë të re, teksa rrugëtimi do të startojë nga një grup i vetëm, me...