Conference League

Finalja e Conference League, Cana: Shqipëria është vend shumë i sigurt

Ambasadori i Conference League, Lorik Cana ka thënë se Shqipëria është një vend shumë i sigurt dhe mikpritës.

Duke folur për mediet italiane, ish-kapiteni i kombëtares shqiptare theksoi se kjo është një mundësi e mirë që të gjithë të njohin Shqipërinë.

“Shqipëria është një vend shumë mikpritës dhe i sigurt, tifozët e Romës do të kalojnë shumë mirë këtu. Është nder i madh për ne që presim këtë finale. Kjo është mundësia që të gjithë të njohin Shqipërinë.”-tha Cana.

Roma dhe Feyenoord do të përballen mbrëmjen e sotme në orën 21:00 në “Air Albania”, për finalen e parë të Conference League, të cilën do mund ta ndiqni ekskluzivisht në “Super Sport 2”, që është njëkohësisht finalja e parë europiane që zhvillohet në vendin tonë, duke shënuar një moment historik për futbollin shqiptar.

Eventet Sportive në SuperSport

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency