Connect with us

Hi, what are you looking for?

Conference League

Finalja e Conference League, ja kush do vendosë drejtësi në ndeshjen Feyenoord-Roma në Tiranë

Komiteti i arbitrave të UEFA-s ka zbuluar se rumuni Istvan Kovacs do të gjykojë finalen e Conference League 2022, mes Romës dhe Feyenoord, që do të luhet në “Air Albania” në Tiranë, të mërkurën më 25 maj në orën 21:00.

Kovacs është një arbiter që ka gjykuar në ndeshjet e kompeticioneve europiane që nga viti 2010 dhe do të marrë drejtimin e finales së tij të parë të kompeticionve të UEFA-s për klube. Këtë sezon, 37-vjeçari ka drejtuar në 10 ndeshje të kompeticioneve për klube të UEFA-s, duke përfshirë takimin e parë të gjysmëfinales së Champions League ndërmjet Manchester City-t dhe Real Madrid.

Në 20 ndeshjet e fundit që ka drejtuar në arenën europiane, Kovacs ka dhënë 141 kartonë të verdhë ose 7 për ndeshje, 3 kartonë të kuq dhe 7 penallti.

Kovacs do të ndihmohet nga dy rumunë të tjerë, Vasile Florin Marinescu dhe Mihai-Ovidiu Artene. Arbitri i katërt, Sandro Scharer, është nga Zvicra. I pari i VAR-it është caktuar gjemani Marco Fritz dhe ai do të ndihmohet nga bashkatdhetarët Christian Dingert dhe Bastian Dankert.

Ekipi i arbitrave të finales së UEFA Conference League 2022:

Arbitër kryesor: Istvan Kovacs (Rumani)

Asistentë: Vasile Florin Marinescu, Mihai-Ovidiu Artene (Rumani)

Arbitër i katërt: Sandro Scharer (Zvicra)

VAR: Marco Fritz (Gjermani)

Asistent VAR: Christian Dingert (Gjermani)

Mbështetje VAR: Bastian Dankert (Gjermani)

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...