Conference League

Finalja e Conference League në Tiranë/ Patricio: Te Feyenoord janë shumë të fortë, por ja si po përgatitemi ne

Rui Patricio ishte afrimi i parë i Jose Mourinhos kur ai mori drejtimin e Romës verën e kaluar. 34-vjeçari ia ktheu besimin trajnerit duke u bërë pjesë e rëndësishme në udhëtimin e tyre në finalen e UEFA Europa Conference League, që do të luhet në “Air Albania” këtë të mërkurë, nesër 25 maj, në orën 21:00 kundër Feyenoord-it.

Duke folur për UEFA.com, ai u shpreh se do të donte të ndihmonte Romën të fitonte trofeun e parë të këtij kompeticioni.

“Feyenoord është një ekip shumë i organizuar dhe ka lojtarë shumë të mirë që mund të bëjnë diferencën. Kur të përgatisim lojën, do t’i shikojmë me kujdes ata lojtarë, të gjitha pikat e tyre të forta dhe dobësitë e tyre gjithashtu. Do të jetë një finale e madhe. Ne e dimë se do të përballemi me një ekip të madh, i cili gjithashtu pati një ecuri të shkëlqyer, kështu që do të bëjmë gjithçka për ta fituar atë. Kjo është ajo që duhet të bëjmë dhe kjo është ajo që kemi bërë: duhet të punojmë shumë si çdo ditë, në mënyrë që të jemi në maksimumin tonë.”-tha Patricio.

Sot skuadra e Romës dhe Feyenoord-it do të udhëtojnë drejt Tiranës, për të zhvilluar nesër finalen e parë të Conference League.

Eventet Sportive në SuperSport

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency