Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

“Finalja” e Conference League, për Partizanin luhet këtë pasdite

Finalja e Conference League për Partizanin luhet këtë të shtunë. Partizani-Kastrioti është një ndër sfidat me më shumë vlerë në javën e 35 të Abissnet Superiores. Kur kampionati pret të njohë vetëm verdiktet e luftës për kompeticionet kontinentale, një fitore lancon të kuqtë drejt Europës.

Në vendin e tretë, me 3 pikë më shumë se ndjekësit e Vllaznisë dhe Kukësit, me një bilanc më pozitiv se verilindorët, mund ta konsiderojnë të sigurt përfundimisht vendin e tretë nëse fitojnë këtë të shtunë dhe Vllaznia humbet me Egnatian.

Me pak fjalë, për skuadrën e Dritan Mehmetit është ndeshja e sezonit, duhet me çdo kusht një fitore. Diçka plotësisht brenda kapaciteteve të një skuadre që po bën shumë mirë dhe numëron 3 fitore në 4 ndeshjet e fundit, seri ku ka humbur vetëm derbin me Tiranën.

[jsStandings id =”271871″ columns =”played_chk;point_chk;emblem_chk”]

Kastrioti në krahun tjetër e ka siguruar javën e kaluar matematikisht mbijetesën, duke evituar dhe bezdinë e sfidës së “play out”-it, dhe luan pa presionin e objektivave. Gjithsesi skuadra e Emiliano Çelës ka si karakteristikë dalluese shpirtin luftarak, dhe nëse ai nuk i mungon, mund t’i hapë shumë punë të kuqve.

Me fitimin e dueleve, një mbrojtje të fortë dhe sulmin që ndëshkon Kastrioti është një rival për tu respektuar, edhe pse duket logjike që në një fund kampionati me shumë lodhje trajneri Çela ti japë pak frymëmarrje atyre që kanë shpenzuar më shumë. Gjithsesi për Partizanin të gjitha këto kanë pak rëndësi. Duhet një fitore për të prenotuar një verë europiane.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...