Connect with us

Hi, what are you looking for?

Conference League

Finalja e Conference League, Presidenti Duka organizon darkë për miqtë e UEFA-s

Eventi madhështor dhe historik i UEFA Europa Conference League që do të zhvillohet ditën e mërkurë në Tiranë mund të konsiderohet zyrtarisht i hapur!

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka ka pritur mbrëmjen e sotme në një darkë miqësore disa prej miqve të Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s, Presidentë të Federatave homologe, zyrtarë të lartë të institucionit europian të futbollit, UEFA-s, si edhe një delegacion i Komitetit Ekzekutiv të Federates Lituaneze.

Kjo darkë e organizuar me iniciativë të Presidentit Duka, në kuadër të finales së madhe të kompeticionit të Ligës së Konferencave vjen një ditë përpara mbrëmjes gala që do të zhvillohet ditën e nesërme në Teatrin e Operas dhe Baletit, ku do të bashkohen edhe emrat e mëdhenj si Presidenti i UEFA-s, Aleksander Ceferin, Zvonimir Boban, si edhe emra nga politika shqiptare.

Në darkën e zhvilluar mbrëmjen e sotme, ku morën pjesë emra të mëdhenj të zinxhirit drejtues të UEFA-s si CEO i UEFA Events Martin Kallen, Drejtori i Federatave Europiane,  Zoran Lakovic etj, si dhe Presidentët e Federatave homologe si Agim Ademi (Federata e Kosovës), Muamet Sejdini (Federata e Maqedonisë së Veriut), Vico Zeljković (President i Federatës Boshnjake) etj  u fol rreth finales së 25 majit, mes Romës dhe Feyenoord si dhe organizimit dhe përgatitjeve në detaj disa mujore për këtë finale, teksa gjithçka do të mbetet për t’u shijuar mbrëmjen e së mërkurës, në stadiumin “Air Albania”.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...