Finalja e Conference League, vetëm fillimi i projektit të Mourinhos

Mbërriti në Romë i pritur nga një entuziazëm që nuk ishte ndier prej vitesh dhe José Mourinho nuk i zhgënjeu pritshmëritë. Roma luan sot finalen e Conference League me kualifikimin për në Europa League tashmë në xhep me dëshirën e madhe për të fituar një ndeshje të munguar prej 31 vitesh.
Nuk është Champions League, por gjithsesi ka një vlerë të veçantë, analizon “Gazzetta dello Sport”. Finalja e Conference League përfaqëson jo vetëm një mundësi, por mbi të gjitha një vend takimi simbolik për histori personale. Tifozët janë të gjithë aty, nuk e kanë braktisur asnjë sekondë Romën këtë sezon dhe të bashkuar nga pasioni dhe shpresa kanë arritur në Tiranë, të sigurt se janë vetëm në hapin e parë të një rrugëtimi të gjatë.
Stadiumi në Tiranë është shumë i vogël për të përmbajtur dashurinë e njërit populli, po në Romë, do të bashkohen të gjitha zemrat verdhekuqe.
Sezoni i parë i Mourinhos te Roma tregoi se po ndërton një projekt ambicioz. Ai e bëri në mënyrën e tij, duke buzëqeshur dhe duke krijuar një klimë. Roma mbërriti kështu ndeshjen më të rëndësishme të viteve të fundit.
