Europa League

Finalja e Europa League/ Eintracht Frankfurt-Rangers, “në luftë” për trofeun e parë europian të këtij viti

UEFA Europa League ka mbërritur në stacionin final, me sfidën e fundit atë midis Frankfurt dhe Rangers, në përballjen e orës 21:00 që do mund ta ndiqni ekskluzivisht në “Super Sport 2”

Në Sevilla, skuadrat do të luajnë aktin e fundit, në një finale që vlen shumë, jo vetëm për histori, por edhe për faktin se skuadra fituese do të marrë automatikisht një biletë për në fazën e grupeve të Champions League sezonin e ardhshëm.

Frankfurt dhe Rangers janë një njohje shumë e vjetër, pasi në sezonin 1959-1960, të dyja skuadrat u vendosën përballë njëra-tjetrës në Champions League (atëherë European Cup), në raundin gjysmëfinal, me gjermanët, të cilët avancuan për në finalen, pasi triumfuan me rezultatin e përgjithshëm 12-4 (6-1, 6-3). Eintracht është një herë fituese e Europa League (atëherë UEFA Cup), në sezonin 1979-1980, pasi mundi në finale një tjetër skuadër gjermane, Borussia Monchengladbach. Gjithashtu gjermanët kanë në dhomën e trofeve edhe një kupë Intertoto, të edicionit 1966-1967 në finale ndaj Bratislava-s. Kjo do të jetë finalja e katërt për Eintracht Frankfurt dhe kërkon trofeun e dytë në këtë kompeticion pas 42 vitesh.

Finalja e pestë europiane për Rangers, që kërkon të koleksionojë një trofe të rëndesishëm në kontinentin e vjetër. Vetëm një finale e fituar në histori, ajo e sezonit 1971-1972 në Kupën e Kupave, ndërsa rikthehet në finalen e këtij kompeticioni pas 14 vitesh. Në finalen e edicionit 2007-2008, Rangers u mund nga rusët e Zenit-it me rezultatin 0-2, ndërsa prezantohet si skuadra nënkampione e Skocisë.

Eventet Sportive në SuperSport

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency