Connect with us

Hi, what are you looking for?

Europa League

Van Bronckhorst para finales: Ne jemi këtu sepse e merituam, tani të marrim trofeun

Finalja e pestë europiane për Rangers, që kërkon të koleksionojë një trofe të rëndësishëm në kontinentin e vjetër. Klubi nga Skocia do të ndeshet me gjermanët e Eintracht Frankfurt këtë të mërkurë në orën 21:00 dhe këtë finale do mund ta ndiqni ekskluzivisht në “Super Sport 2”.

Në Sevilla, skuadrat do të luajnë aktin e fundit, në një finale që vlen shumë, jo vetëm për histori, por edhe për faktin se skuadra fituese do të marrë automatikisht një biletë për në fazën e grupeve të Champions League sezonin e ardhshëm.

Trajneri i Rangers, Giovanni van Bronckhorst, i cili në të kaluarën e tij si lojtar ka fituar 5 trofe me këtë skuadër, ka triumfuar në arenën europiane dhe shpreson që diçka të tillë ta përsërisë edhe në postin e trajnerit.

“Jam shumë krenar për këtë arritje. Jo shumë lojtarë mund të luajnë finalet evropiane, nuk është për çdo lojtar dhe çdo skuadër. Ne jemi këtu sepse e merituam dhe tani nuk duam të ndalemi, duam të dërgojmë trofeun në shtëpi. Kur të jemi në fushë duhet të harrojmë çdo gjë, duhet të bëjmë gjithçka për ta fituar këtë ndeshje. Është e një ndjesi e jashtëzakonshme.” – deklaroi Giovanni van Bronckhorst, menaxheri i Rangers.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...