Connect with us

Hi, what are you looking for?

Europa League

Finalja e Europa League, ish-lojtari i Barçës: Mourinho na e vështirëson punën

Më datë 31 maj, stadium Puskas Arena në Budapest të Hungarisë do të mirëpresë finalen e këtij sezoni të Europa League teksa Roma e Jose Mourinhos sfidon spanjollët e Sevillas. Pas suksesit në Conference League të arritur në Tiranë, verdhekuqtë do të provojnë të dytin triumf europian me teknikun portugez në krye.

60-vjeçari nga Setubali është një “armë” e fortë për italianët dhe këtë e di mirë edhe një nga lojtarët më të vlerësuar në radhët e Sevillas, si Ivan Rakitic. Kroati thekson se Mourinho është vërtet special, një strateg i vërtetë që do t’ia vështirësoj punën në finale.

Lexo edhe:

“Pas Juventusit në gjysmëfinale, tashmë na pret një tjetër përballje ndaj italianëve, këtë herë në finale. Besoj se do të jetë një sfidë edhe më e vështirë, kjo edhe sepse Roma ka në krye një nga trajnerët më të mirë si Jose Mourinho. Për mua është në treshen e më të mirëve dhe në Europë ka fituar gjithçka. Mourinho është special dhe strateg në të gjitha aspektet.

Pastaj është edhe një tjetër faktor si Paulo Dybala. Ai është një kampion i madh, ka shumë talent. U surprizova shumë kur nuk e konfirmuan te Juventus, një kundërshtar shumë i vështirë për t’u mbajtur nën kontroll”, u shpreh Rakitic.

Lajme të tjera

Itali

Romelu Lukaku nuk është një nga lojtarët e konfirmuar për organikën e sezonit të ardhshëm tek Inter. Sulmuesi belg do të rikthehet në Londër...

Kombëtare

Shqipëria e minifutbollit shkruan historinë në Essen të Gjermanisë, duke e kaluar për herë të parë fazën e grupeve. Kuqezinjtë e trajnerit Irtan Sejko...

Sport

Suedia është bërë vendi i parë në botë që ka regjistruar zyrtarisht seksin si sport. “Si çdo sport tjetër, arritja e rezultateve të dëshiruara...

Merkato

Raphaël Guerreiro e mbylli mes lotësh aventurën 7-vjeçare me Borussia Dortmund. Anësori i majtë portugez, shpresonte të largohej me titull dhe festë, por dëshira...