Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Finalja e Europës ndaj Vllaznisë, dy mungesa e dy rikthime me peshë te Kukësi

Shtatë ndeshje pa fitore dhe dy disfata radhazi, kanë bërë që Kukësi të humbasë të paktën për momentin vendin e tretë që i kualifikon në Kupat e Europës. Megjithatë, distanca prej tre pikësh me Partizanin është e rikuperueshme kur kanë mbetur edhe katër ndeshje deri në fundin e kampionatit. Në ndeshjes e javës së 33-të, verilindorët përballen me një kundërshtar që gjithashtu synon Europën  si Vllaznia dhe që për më tepër është me pikë të barabarta me to.

Në këtë sfidë, Kukësi mund t’i gëzohet dy rikthimeve të mëdha siç janë Vasil Shkurtaj dhe Angelo Tafas që ishin të dëmtuar dhe për disa javë u detyruan të qëndronin larg skuadrës.

Tashmë, tekniku italian i Kukësit do të ketë dy alternativa të vlefshme, sidomos në repartin e avancuar pasi golat do t’i duhen skuadrës për të rimarrë vendin e tretë.

Megjithatë, në kampin e Kukësit nuk ka vetëm lajme të mira pasi për ndeshjen ndaj shkodranëve nuk mund të aktivizohen Edison Ndreca e Pablo De Lucas. I pari ka plotësuar numrin e kartonëve të verdhë ndërsa spanjolli u ndëshkua me karton të kuq në ndeshjen ndaj Partizanit.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...