Connect with us

Hi, what are you looking for?

Angli

Finalja e FA Cup/ City prova gjenerale para Interit, United për të shkruar historinë

Për herë të parë në histori, Manchester City dhe Manchester United do të përplasen me njëri – tjetrin në finalen e madhe të Fa Cup. Kampionët e Anglisë, vijnë si favoritë në këtë sfidë, pasi ata synojnë të sigurojnë trofeun e dytë sezonal, për të tentuar më pas tripletën, një sukses që vetëm rivalët e përjetshëm të United e kanë arritur më parë në ishull.

Djemtë e Guardiolës e kanë fituar për herë të fundit titullin e Fa Cup në vitin 2019, ndërsa këtë sezon ky trofe merr një rëndësi të madhe, pasi në Angli konsiderohet si prova e vërtetë e “The Citizens” përpara finales së madhe të 10 qershorit, kundër italianëve të Interit.

Në anën tjetër skuadra e Erik Ten Hag synon të fitojë trofeun e dytë sezonal, pas suksesit në Carabao Cup. “Djajtë e kuq” nuk i kanë fituar kurrë më parë në historinë e tyre dy trofetë e kupave angleze, por ata vijnë në këtë sfidë pas një serie prej katër fitoresh rradhazi, duke e mbyllur në vendin e tretë në Premier League.

Lexo edhe:

Në historinë e Manchester United, vetëm Aresnali ka bërë më mirë në Fa Cup, pasi “Djajtë e Kuq” e kanë fituar 12 herë këtë trofe, ndërsa “topcinjtë” kryesojnë me 14 tituj. Për herë të fundit, United trofeun e Fa Cup e ka fituar në 2016. Ndërsa në 19 vitet e fundit, “Djajtë e Kuq” kanë triumfuar vetëm një herë në këtë kompeticion.

Në këtë sezon do të jetë ndeshja e tretë mes Cityt dhe United, pas skuadra e Erik Ten Hag është përballur dy herë me Kampionët e Anglisë në Premier League. Sfida e parë foli për të besuarit e Guardiolës që shkatërruan United 6-3, ndërsa në Old Trafford, skuadra e trajnerit Erik Ten Hag fitoi me rezultatin 2-1.

Finalja e derbit të Manchesterit e para në historinë e Fa Cup do të startojë në orën 16:00 dhe si gjithmonë do të transmetohet live në SuperSport 2.

Lajme të tjera

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Serie A

Mesfushori i Interit, Hakan Calhanoglu ka dhënë një intervistë për faqen humoristike sportive “Gli Autogol”, ku ka rrëfyer dhe aspekte të tjera të shokëve...

Featured

Aksionet e familjes Halili te Tirana dalin në shitje. Zyra e Përmbarimit privat Albase ka shpallur daljen në ankand të 66% të aksioneve të...