Connect with us

Hi, what are you looking for?

FA Cup

Finalja e FA Cup, mbrojtësi i United “injoron” Haaland: Pse ta kem frikë?!

Rapahël Varane është mësuar me finale dhe nuk ndjen aspak frikë nga kundërshtarët. Manchester United do të sfidojë sot në mesditë Manchester City në mitikun “Wembley”.

Një derbi i zjarrtë në finalen e FA Cup, duel që fillon prej orës 16:00 dhe transmetohet në SuperSport 2.

Mbrojtësi i “Djajve të Kuq” ka misionin e vështirë të markojë Erling Haaland, por një gjë e tillë nuk ia prish gjumin.

Frikë? Pse ta kem frikë?! Çdo ndeshje është një sfidë me veten time. Dhe më pëlqen, e shijoj. Gjëja më e rëndësishme është të kesh besim.

Lexo edhe:

Nuk ka fare rëndësi nëse ne përballemi me një skuadër të fortë ose me një më pak të fortë. Ne duhet të pranojmë sfidën dhe të gjejmë një mënyrë për të mbërritur te fitorja.

Jemi të vetëdijshëm se mund të mposhtim çdo ekip. Haaland është një lojtar shumë i mirë, por rreziku te Manchester City është kudo. Jo vetëm te Haaland”, u shpreh 30-vjeçari francez.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...