Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kupa e Italisë

Finalja e Kupës së Italisë zhvendoset nga “Olimpico” në “San Siro”

Finalja e Kupës së Italisë për sezonin 2020-2021 nuk do të luhet në “Olimpico” ashtu siç është bërë zakon tashmë prej vitesh, por në stadiumin e Milanos, “San Siro”.

Vendimi është marrë nga Federata Italiane e Futbollit dhe pritet të publikohet këto ditë, ndërsa shkak duket se është bërë fakti që stadiumi i kryeqytetit duhet të vihet në dispozicion të UEFA-s, për të pritur ndeshjen hapëse të Kampionatit Europian.

Paraprakisht është parashikuar që finalja e Kupës së Italisë të zhvillohet më 19 Maj, ndërsa UEFA ka kërkuar që të ketë në dispozicion të gjithë stadiumet e Europianit brenda datës 18 maj dhe kështu bëhet e pamundur mbajtja e finales në “Olimpico”.

Hera e fundit që një finale e Kupës së Italisë është luajtur në “San Siro” daton më 2007-ën, atëherë kur formati parashikonte finalen me dy ndeshje, vajtje-ardhje dhe përballja mes Interit e Romës ka përfunduar 2-1 në favor të zikaltërve.

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Champions League

Champions League do të nisë sezonin e ri me një formulë të re, teksa rrugëtimi do të startojë nga një grup i vetëm, me...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...