Pas festës së madhe për titullin kampion në Maqedoninë e Veriut, Struga nuk mundi të festonte në finalen e Kupës. Në sfidën përballë Makedonija GP, skuadra e drejtuar nga trajneri Shpëtim Duro u mposht vetëm nga 11-metrat duke qenë se 90 minutat por edhe koha shtesë përfundoi në barazimin 1-1.
Ishte Makedonija që kaloi e para në avantazh me anë të Misevskit në minutën e 28-të i cili shndërroi në gol një penallti. Pjesa e parë u mbyll me avantazhin e Makedonijas, teksa në fraksionin e dytë, Struga shtoi rrezikshmërinë në fazën ofensive dhe u shpërblye në të 77-tën pas golit të Jusufit.
Lexo edhe:
- Ballkani zyrtarisht kampion i Kosovës, shpërthen festa në Therandë
- VIDEO/ Fitore jetike pas 7 javësh, sulmuesi dardan protagonist me gol
- “Më ka thirrë Atdheu”, Ballistët karikojnë Kombëtaren: Gati për Tiranë
- Marca zbulon Uzunin, rrëfimi në 360 gradë i sulmuesit: Përballja me Ronaldon dhe premtimi ndaj vetes!
Pas këtij episodi, ndeshja nuk prodhoi më gola dhe sfida iu drejtua kohës shtesë dhe në fund penalltive, aty ku në atë që konsiderohet si “ruleta ruse” futbollistët e Makedonija Gp u shfaqën më të sigurt duke fituar në fund trofeun.
