Connect with us

Hi, what are you looking for?

Featured

Finalja e “La Casa de Quiz”, njihuni me finalistin nga Berati

Elton Çela është mësues histori gjeografie, por njohuritë e tij janë akoma dhe më të gjera në botën e futbollit, diçka që e ka treguar në rrugëtimin e tij në La Casa De Quiz, emisioni i përjavshëm në Sport News nën moderimin e gazetarit Gjergji Stefa.

Konkurrenti nga Berati nuk e ka fshehur në asnjë moment dëshirën për të fituar garën, që në momentin që është bërë pjesë e audicioneve. Krahas angazhimit në botën akademike, ai është maksimalisht i fokusuar në përgatitjen për takimin me Iseldin.

Nga momenti që siguroi kualifikimin në finale, shumë orë në ditë ai i është dedikuar studimeve, duke u përkushtuar maksimalisht. Eltoni ka një kërkesë për Iseldin, duke i kërkuar që të fokusohet tek e ardhmja si doktor, teksa e paralajmëron se në finale e pret një mision shumë i vështirë

“Iseldin e kam ndjekur me interes si çdo konkurrent tjetër. Mendoj se ka arritur mjaftueshëm deri këtu dhe duhet të shohë ëndrrën e tij për mjekësinë më shumë se për sportin, sepse Quizin e kam taksur që nga fillimi ta fitoj vetë”.

Eltoni fillimisht kaloi me sukses Mirel Burgijan, ndërsa në raundin pasardhës mundi Dorian Rucin, për të gjetur në gjysmëfinale Altin Gjatën. Pikërisht sfida me doktorin u konsiderua një finale e parakohshme, teksa u desh që përballja të shkonte në pyetjet shtesë, për të përcaktuar finalistin e dytë.

Finalja e madhe do të zhvillohet sot (e premte) në Sport News, duke nisur nga ora 21:00, teksa do të transmetohet live në Super Sport Albania në Facebook.

Lajme të tjera

Bundesliga

Thomas Tuchel mori drejtimin e Bayern Munich të premten, pas shkarkimit të trajnerit Julian Nagelsmann. Më pak se 24 orë nga zyrtarizimi i tij...

Kombëtare

Mjaft i dëshpëruar u shfaq trajneri Sylvinho në intervistën për SuperSport, pas humbjes minimale në Poloni. Trajneri brazilian nuk i kurseu komplimentet për atë...

Premier League

Tottenham shkarkon Conten. Lajmi ishte në ajër prej ditësh por mbrëmjen e të dielës ka ardhur edhe zyrtarizimi i prishjes së bashkëpunimit mes palëve....

Euro 2024

Shqipëria e nis me humbje edicionin e ri të kualifikueseve të Euro 2024, duke u mundur minimalisht 1-0 në Varshavë. Një gol i shënuan...