Connect with us

Hi, what are you looking for?

Featured

Finalja e madhe e “La Casa de Quiz”, 16-vjeçari nga Durrësi sfidon “Profesorin”

Iseldi Bala, edhe pse vetëm 16 vjeç arriti në finale e madhe të La Casa De Quiz. Ai ia doli që të prekte finalen, duke eliminuar katër konkurrentë. Adoleshenti nga Durrësi, jo vetëm që është i pasionuar pas futbollit por edhe një nxënës shumë i mirë në shkollë.

Futbolli në njërën anë dhe dëshira për t’u bërë doktor në anën tjetër bëjnë dilemën e Iseldit, i cili për momentin është fokusuar te La Casa de Quiz, emisioni i përjavshëm në Sport News nën drejtimin e gazetarit Gjergji Stefa. 16-vjeccari është shumë i përkushtuar gjatë kësaj kohe, duke lexuar e mësuar për shumë orë gjatë natës, vetëm e vetëm që të arrijë të fitojë këtë konkurs.

Mes leximit të librave dhe ndjekjes së videove të ndeshjeve të Kupave të Botës, Iseldi është maksimalisht i fokusuar për të mundur dhe konkurrentin e pestë në këtë rrugëtim të jashtëzakonshëm të tij. Vetë Iseldi ka një mesazh për kundërshtarin, Elton Çelën, të cilit i referohet me termin Profesor.

“Presorit i them që do të bëj ta pamundurën për të fituar finalen, edhe pse ai është favoriti. Unë do mundohem t’i bëj një përfaqësim të denjë për në finale, e pse jo për ta fituar”.

Iseldi e nisi garën e tij me Onix Shkurtës në raundin e parë, ndërsa më pas ia doli që të kalonte me sukses Geraldo Merkon. Në çerekfinale eliminoi Dorian Terziun dhe më pas në gjysmëfinale arriti që të mundë Erdo Dulen, një rival shumë të fortë.

Në anën tjetër, nxënësi përballë mësuesit, një takim që premton shumë emocione, duke marrë në konsideratë faktin se përballë njëri-tjetrit do të jenë dy konkurrentët më të mirë, për atë që kanë dhënë në rrugëtimin e tyre.

Finalja e madhe do të zhvillohet sot (e premte) në Sport News, duke nisur nga ora 21:00, teksa do të transmetohet live në Super Sport Albania në Facebook.

Lajme të tjera

Bundesliga

Thomas Tuchel mori drejtimin e Bayern Munich të premten, pas shkarkimit të trajnerit Julian Nagelsmann. Më pak se 24 orë nga zyrtarizimi i tij...

Kombëtare

Mjaft i dëshpëruar u shfaq trajneri Sylvinho në intervistën për SuperSport, pas humbjes minimale në Poloni. Trajneri brazilian nuk i kurseu komplimentet për atë...

Premier League

Tottenham shkarkon Conten. Lajmi ishte në ajër prej ditësh por mbrëmjen e të dielës ka ardhur edhe zyrtarizimi i prishjes së bashkëpunimit mes palëve....

Euro 2024

Shqipëria e nis me humbje edicionin e ri të kualifikueseve të Euro 2024, duke u mundur minimalisht 1-0 në Varshavë. Një gol i shënuan...